Sapo ka nisur marshimi i “Lëvizjes Vetëvendosja” nga sheshi ‘Vëllezerit Frashëri’ pranë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Marshimi i cili bëhet për të shpallur ‘non grata’ ardhjen e Vuçiç dhe Daçiç, duket se nuk është pranuar nga Policia e Shtetit duke u shprehur se kërkesa për tubim nuk është pranuar.
Siç duket në pamjet direkt të transmetuara nga Fax News, prezenca në tubim ka qënë e madhe.
Kujtojmë që nesër në Shqipëri, pas Samiti të Berlinit do të mbahet një tjetër Samit ku do të jenë prezent në vendin tonë liderat e rajonit, mes tyre dhe Aleksandër Vuçiç dhe Ivica Doçiç.
Edhe pse kërkesat e protestuesve janë të shumta rezistenca nga Policia e Shtetit ende është e fortë.
https://www.facebook.com/pg/faxweb.al/videos/?ref=page_internal