Pas përplasjeve të të rinjve të Partisë Demokratike me Policinë e Shtetit, deputeti demokrat, Luçiano Boçi, ka folur për mediat.
Boçi ka thënë se është tallëse të hapet një panair pune në Elbasan, ku papunësia qëndron në nivele rekord.
Deputeti demokrat ka shtuar se protesta e të rinjve është gjëja më e pakët që meriton Kryeministri.
“Me ato çadra t’i hedhësh hi syve elbasanasve. Është e papranueshme të tallesh.Sepse mjafton të shohësh rrugën Elbasan-Tiranë, sepse i ka sjellë Elbasanit inceneratorët më helmues që është shprehje e bashkëpunimit të ngushte mes botës së krimit me qeverinë. Inceneratori vazhdon të helmojë banorët. Shto edhe papunësisë. Protesta është gjëja më e vogël që qytetari mund t’i bëjë Ramës.”-tha Boçi.
(F.G/Faxweb.al)