Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Hückelhoven të Gjermanisë, me pasojë vdekjen e një të riu shqiptar. Mediet gjermane raportojnë se në aksident ka mbetur viktimë një 35-vjeçar nga Mitrovica, me inicialet L.M.
35-vjeçari ka humbur kontrollin e motoçikletës me të cilën po udhëtonte, dhe për pasojë mbeti i vdekur në vend.