Pasditën e sotme është thyer porta hyrëse e Pallatit të Sportit “Qazim Dervishi” në Shkoddër ku është përcaktuar KZAZ-ja nr 2.
Mësohet se përplasja ka ndodhur midis përkrahësve të artisë Socialiste dhe punon jësve të Bashjkisë së Shkodrës ku këta të fundit janë përaqitur në këto ambiente për t’I liruar pasi pretensdojnë se janë në pronësi të pushtetit vendor.
Ndërkohë mësohet se Policia ka shoqëruar 5 persona pas përplasjes emrat e të cilëve ende nuk janë publikuar.
Kujtojmë se 9 persona janë shoqëruar nga policia, pas tensioneve të djeshme të shkaktuara pranë KZAZ-së nr.6 në Bushat, Shkodër.
Një njoftimin paraprak, policia konfirmon se rreth 200-250 simpatizantë të PD janë mbledhur në ambjentet e KZAZ-së pranë shkollës profesionale “Ndre Mjeda” në Bushat, Vau i Dejës, duke sulmuar në drejtim të objektit me bomba molotov dhe mjete të forta.
Janë djegur të gjitha materialet zgjedhore në KZAZ-në nr.6. Të gjitha fletat e votimit, kutitë dhe të tjera matëriale janë shkruambuar nga flakët.
KZAZ-ja nr.6 në Bushat i është vendosur pasditën e djeshme flaka nga militantë të Partisë Demokratike në shenjë proteste dhe revolte lidhur me zgjedhjet e 30 qershorit.
Kjo bëri që me kërkesë të ministrit të Brendshë, edi Rama të firmoste shkarkimin nga detyra të kryebasghkiakut të Vaut të Dejës, Zef Hila. Ndërkohë, kur kanë mbetur diçka më shumë se 24 orë nga nisja e procesit të votimit, situata sa vjen dhe tensionohet ndërsa palët politike nuk kanë dhënë asnjë sinjal për një marrëveshje të mundshme.
(F.GJ/FAXWEB.AL)