Një përplasje me armë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Itali, mes dy familjeve, ku njëra është shqiptare. Grindja për motive banale ka çuar në plagosjen e dy personave.
Mediat italiane raportojne se familjet kishin marrëdhënie të tensionuar mes tyre. Marrëdhënia e tensionuar degradoi në sherr me armë. Ngjarja ndodhi në qytezën Prata Goivine në provincën e Kuneos.
Sipas policisë në këtë grindje janë përfshirë 4 persona. Ishte shtetasi italian që qëlloi me armë tip pistoletë kundër familjes shqiptare duke plagosur në krah bashkëshorten e shqiptarit, dhe një plumb qëlloi kunatin e italianit.
Gruaja shqiptare ndodhet jashtë rrezikut për jetën ndërsa 40 vjeçari italian është në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia është duke hetuar mbi ngjarjen.
Discussion about this post