Vdes administratori i fshatit Kote, Argjil Gjoka i cili u qëllua me plumb në gjoks pasi ndërhyri për të shuar një konflikt mes 2 kusherinjve për çështje pronësie, siç raportohet fillimisht nga vendngjarja.
Burime nga spitali i Vlorës bëjnë me dije se Gjoka ka ndërruar jetë në sallën e operimit pasi nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve që ka marrë.
Ndërkohë dhe një person, i përfshirë në këtë ngjarje Arif Bejtaj është plagosur në krah.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur para pak minutash në fshatin Kote të Vlorës ku burime bëjnë me dije se pas një përplasjeje me armë ka ndërruar jetë administrator i këtij fshati, Argjil Gjoka si dhe është plagosur rëndë një person tjetër i quajtur Arif Bejtaj.
Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se personi i plagosur është administratori i njësisë Kote, Ai ka ndërhyrë për të shuar konfliktin mes dy vëllezërve Bejtaj po ka mbetur vetë i plagosur rëndë e ku më pas ka ndërruar jetë në spital. Gjithashtu i plagosur ka mbetur dhe një nga kushërinjtë e përfshirë në konflikt.
Dy kuzhërinjtë janë përplasur për një çështje rruge në zonën e Mavrovës.
Administratori Gjoka kishte zëvendësuar në detyrë paraardhësin e tij para një viti ku edhe ky i fundit është vrarë disa muaj më parë po në të njëjtin fshat.
Kujtojmë, Kota u trondit në nëntor të 2018 kur mbeti i vrarë Fatmir Hodo, 64 vjeç, kryetar i njësisë administrative, pasi u qëllua me çifte nga 44- vjeçari Admir Delaj pas një sherri.
Informacion paraprak
Në orën 14:43, në rrethana ende të paqarta fshatin Petë të Selenicës, pas një konflikti dyshohet me armë zjarri, ka humbur jetën shtetasi A.Gj, ndërsa shtetasi tjetër A.B ka mbetur i plagosur.
Grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes për kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore.
Policia është duke krehur zonën përreth me qëllim identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorëve.