Një incident i armatosur ka ndodhur në Shkup teksa raportohet se nga të përplasjet me armë, ka mbetur i vdekur një person në lagjen “Fush Topanë”.
Sipas informacioneve të para, mes palëve të përfshira ka pasur konflikt që ka agravuar deri në përdorimin e armëve të zjarrit duke lënë si pasojë një viktimë. Grupet policore kanë mbërritur në vendngjarje dhe po merren me hetimin e rrethanave për të zbardhur detaje të tjera rreth ngjarjes.