Një konflikt me armë zjarri ka ndodhur mes dy personave në Bulqizë. Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e djeshme, ku sipas policisë “shtetasi A.T, 28 vjeç, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit M.Xh”.
Fatmirësisht nga e shtëna me armë nuk ka patur persona të lënduar, pavarësisht se ngjarja ka shkaktuar panic te dëshmitarët e rastit.
Policia shpalli në kërkim dhe vijon puna për kapjen e 28-vjeçarit, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.