Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në një qendër tregtare në Teksas, El Paso. Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, brenda në një qendër tregtare ka pasur përplasje me armë dhe raportohet se ka 18 viktima.
Sipas medias lokale burime policore kanë thënë se ka një numër viktimash, por ende nuk ka një bilanc zyrtar.
Policia ka evakuuar qytetarët dhe ka mbyllur dyqanet, ndërkohë që është përgjigjur me armë kundrejt agresorve.
Ende nuk dihen arsyet e të shtënave me armë, por autoritete policore kanë çuar në pranga autorët e këtij sulmi.
Policia njoftoi përmes një postimi në Twitter për incidentin duke u bërë thirrje njerëzve të mos i afrohen zonës ku ndodhet një qendër shitblerjeje e njohur si Cielo Vista Mall.
Discussion about this post