23:54 | 01/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Përplasje me LSI-në, këshilltarët socialistë në Berat braktisin mbledhjen (VIDEO)

17:56 | 30/03/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Përplasje me LSI-në, këshilltarët socialistë në Berat braktisin mbledhjen (VIDEO)

Në Berat, këshilltarët e PS kanë bojkotuar mbledhjen e Këshillit bashkiak, në shenjë proteste ndaj kryebashkiakut Petrit Sinaj, nga radhët e LSI.

Socialistët e Beratit thonë se kreu i Bashkisë, po ushtron presion përmes heqjes së specialistëve të PS nga puna, ndërsa Bashkia nuk ofron më shërbime duke spostuar vëmendjen drejt fushatës zgjedhore, raporton Ora News.

12 këshilltarë të PS në Këshillin bashkiak të Beratit braktisën mbledhjen, pasi siç thonë, LSI po ushtron presion politike duke hequr njerëz nga puna.

Kjo deklaratë  është bërë nga kryetarja e Partisë Socialiste në Berat, Valbona Zylyftari, e cila u shpreh se për këto shqetësime kanë kërkuar takim me kryebashkiakun Sinaj, por nuk janë pritur nga ai.

“Ne denoncojmë fort presionin e madh që po bëhet nga ana e LSI-së për të krijuar një klimë të keqe e jo bashkëpunuese në këtë fillim fushate. Nuk janë respektuar nivelet e drejtimit dhe përfaqësimit ndaj PS-së. Jemi të shqetësuar për largimet nga puna të specialistëve në shkelje flagrante të ligjit të paargmentuara dhe vetëm me një qëllim atë politik”, tha ajo.

Ajo  përmendi po ashtu edhe largimin e vëmendjes nga detyrat parësore të Bashkisë, siç janë shërbimet, për shkak të fushatës  për zgjedhjet e 18 qershorit.

“Nuk ka se si të shpjegohet ndryshe bllokimi i një nga shërbimet më të qëndësishme për qytetarët si është ai i transportit të linjave ndërqytetase. Sjell në vëmendje këtu shërbimin në linjën e njësisë administrative Roshnik. Dje është konfirmuar që për shtatë ditë fëmijët në shkollën e Karkanjozit dhe Rabjak nuk kanë bërë mësim për shkak të mungesës së këtij shërbimi”, u shpreh Zylyftari. 

Ka ardhur edhe reagimi i bashkisë së Beratit që ka mohuar akuzat, duke i cilësuar ato absurde.

“Bojkotimi i këshillit bashkiak nga PS është nje absurditet. Nuk ka pasur dhe nuk do të kete largime nga puna per arsye politike, 90 % e punonjësve të administrates së bashkise jane te njejtet qe para vitit 2015. I bejme thirrje kryetares se PS Berat,Valbona Zylyftari të mos marre shembuj negativ si ai i kryetares se FRESH Berat por te ndjeke shembullin e bazes socialiste. I urojme Zylyftarit “suksese në jetë”, nese kritika ndaj kryetarit te bashkise i siguron 1 vend ne listen e deputeteve i themi te vazhdoje deri ne sigurimin e kandidimit”, deklaron Bashkia Berat.  (M.D/ Shuplaka)

 

 
 
 
 
 
 
Etiketa: Berat
Pas

Ish-juristi i CEZ kallëzon në Prokurori Berishën dhe një ish-ministër për aferën e privatizimit

Para

Bes Kallaku pyet Nard Ndokën se çfarë mban në çantë, vjen përgjigja e tij (FOTO)

Para
Bes Kallaku pyet Nard Ndokën se çfarë mban në çantë, vjen përgjigja e tij (FOTO)

Bes Kallaku pyet Nard Ndokën se çfarë mban në çantë, vjen përgjigja e tij (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident me fatalitet në Zvicër, humb jetën 16-vjeçari nga Kosova dhe një zviceran

Sllovenia vendi i parë i BE-së që ndalon tregtinë e armëve me Izraelin

Trump urdhëron dy nëndetëse bërthamore të zhvendosen afër Rusisë

Kamboxhia do ta nominojë Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen

Një 9-vjeçare në Gaza humbet aftësinë për të ecur për shkak të urisë

Ylli i PSG në gjyq për përdhunim, rrezikon deri në 15 vite burg

Vuçiç pas dënimit të Dodikut: Serbia është në situatë të vështirë

Papunësia te njerëzit me ngjyrë në SHBA rritet në nivelin më të lartë që nga tetori i vitit 2021

Pas Spanjës dhe Gjermanisë/ Franca dërgon 40 ton ndihma humanitare nga ajri në Gaza

Shpërthen vullkani në Indonezi, kolona e hirit mbi 10 km e lartë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.