Një përplasje me armë ka ndodhur paraditen e sotme në Vlorë, ka shkaktuar panik në zonën e Lungomares, dhe ka lënë të plagosur një kalimtar të rastit.
Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se dy makina që kanë qenë në lëvizje kanë gjuajtur me armë drejt njëra-tjetrës, dhe për pasojë është plagosur kalimtari Dajko Cenodemaj.
Personi që ka mbetur i plagosur në këmbë është dërguar drejt spitalit, dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Derimë tani nuk raportohet që të ketë të plagosur në dy makinat që u përplasën mes tyre me armë. Ndërkohë një mjet është djegur në fshatin Babicë e vogël, që dyshohet se i përket një prej grupeve që kanë qenë pjesë e përplasjes.
Ngjarja është regjistruar në kompleksion Oslo, që ka qenë në pronësi të Edison Harizajt, i cili u vra pak muaj më parë në Durrës. (Lexo edhe ketu)
Duhet thënë se Lungomare është një nga zonat më të frekuentuara të Vlorës, dhe fatmirësisht nga breshëria e plumbave është prekur vetëm shtetasi Cenodemaj, pasi pasojat mund të kishin qenë dhe më të rënda.
(E.K/FAXWEB.AL)