00:22 | 07/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Përplasje mes delegacionit serb dhe atij kosovar, shtyhet konferenca në Tiranë

11:58 | 05/04/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
HEC-et në Osum, Klosi: Nuk do lejojmë të prishen bukuritë natyrore

Ka pasur një incident në konferencën mbi “Klimën në Ballkanin Perëndimor”, që duhet të niste në orën 10:00 në Tiranë.

Fax News mëson se shkak për vonesën dhe shtyrjen e konferencës është bërë një përplasje mes delegacionit serb dhe atij kosovar.

Mësohet se delegacioni serb nuk ka pranuar të rrijë bashkë me delegacionin kosovar, të dy të ftuar si pjesë e kësaj konference të rëndësishme, që zhvillohet në kuadër të takimeve të organizuara nga OKB.

Shqipëria përfaqësohej në këtë konferencë nga Ministri i Turizmit Blendi Klosi, i cili theksoi se Kosova sot ishte e ftuar, dhe nuk mund të përjashtohej nga ky takim, ku diskutohet për çështje që shqetësojnë të gjithë rajonin.

Në një dalje për mediat ministri i mjedisit në Kosovë, Matoshi u shpreh se përjashtimi i Kosovës u bë për shkak të rregullave të OKB-së, në të cilën Kosova ende nuk është pjesë.

“Ajo që ka ndodhur sot ka të bëjë me rregulla strikte të Kombeve të Bashkuara që Kosova të jetë e përfaqësuar nën siglën e UMNIK-ut ose të personave të Kosovës të shoqëruar nga zyrtarë të UMNIK-ut, gjë që për zyrtarët e Kosovës është e papranueshme dhe nuk do të ndodhë. Ne kemi shfrytëzuar mundësinë që të takojmë gjithë donatorët dhe të kërkojmë mbështetjen e tyre. Tashmë do të zhvillohet një konferencë vetëm në nivel teknik”, ka thënë ministri kosovar Matoshi”, u shpreh Matoshi.

Ndërkohë Ministri i Mjedisit Blendi Klosi tha se problemi lidhej thjesht me protokollin, por ishte iniciativë e Ministrisë së Mjedisit të Shqipërisë që edhe Kosova të ishte pjesë e tryezës.

“Është një aktivitet i organizuar nga Kombet e Bashkuara, ka personalitete të shquara të gjithë botës dhe institucioneve ndërkombëtare. Kur vjen puna te fondet, Kosova është pjesë e diskutimit. Për sa i përket rregullave të Kombeve të Bashkuara janë jashtë kompetencës sonë. Ne e bëmë ftesën sepse ishte e palogjikshme që të bënim konferencë për rajonin, pa praninë e Kosovës. Kishim një dakortësi me OKB-në dhe Serbinë, për zhvillimin e aktivitetit. Ajo që nuk u pranua nga organizatorët ishte prezenca me të drejta të plota të Kosovës, më detyroi dhe mua që të bënim 2 orë diskutime dhe negociata me ta. E rëndësishmja është që konferenca të zhvillohet. Tashmë Kosova do të jetë e pranishme me statusin e të ftuarit special”, u shpreh ai.

(E.K/FAXWEB.AL)

 

 

Etiketa: blendi klosiKlosishtyhet konferenca
Pas

Krujë/ Kishin mbjellë drogë në kubik, pranga kryeplakut dhe kultivuesëve

Para

Riatdhesohen 50 shqiptarë nga Franca, zv. ministrja e Brendshme: Tentativat për azil, hap i gabuar dhe me kosto

Para
Riatdhesohen 50 shqiptarë nga Franca, zv. ministrja e Brendshme: Tentativat për azil, hap i gabuar dhe me kosto

Riatdhesohen 50 shqiptarë nga Franca, zv. ministrja e Brendshme: Tentativat për azil, hap i gabuar dhe me kosto

Discussion about this post

 



Të Fundit

U takua me Trump në Shtëpinë e Bardhë, kancelari Merz: Disa senatorë amerikanë s’kanë asnjë ide për riarmatimin e Rusisë

(video) Kombëtarja shqiptare duke u stërvitur para sfidës me Serbinë

(video) Përfshihet nga flakët vendgrumbullimi i mbeturinave ne lagjen Drizë në Fier

(Video) ‘Mrekulli’ në Bulqizë/ Gjendet gjallë pas dy ditësh 27 vjeçari i aksidentuar, kishte rënë në lumë

Euro e mbyll javën në nivelin më të ulët historik

38 palestinezë dhe 4 ushtarë izraelitë, viktimat e sulmit në Gaza në ditën e Kurban Bajramit

U aksidentua me automjet në Shupenzë dhe përfundoi pranë lumit, 35-vjeçari dërgohet te Trauma

Gazetari serb e provokoi për bashkëshorten serbe, Gjimshiti: Nuk kam ardhur këtu që të përgjigjem për jetën private

Pensionistët në Universitet! Jo provime, por leksione. Të moshuarit do të punësohen dhe stimulohen me bonuse

“Tifozët, mbështetja jonë”, Sylvinho jep porositë për futbollistët: Janë 90 minuta lojë, të jemi me shpirt e zemër në fushë!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.