21:28 | 03/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Përplasje mes grupeve shqiptare në Francë, ekzekutohet 47-vjeçari shqiptar

13:01 | 08/08/2024
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Përplasje mes grupeve shqiptare në Francë, ekzekutohet 47-vjeçari shqiptar

 Një person i armatosur me pistoletë hapi zjarr mbi një grup prej tre personash me kombësi shqiptare. Për pasojë bilanci ishte të paktën një i vrarë dhe 3 të plagosur, mes tyre djali dhe nipi i viktimës.

Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen Teisseire të Grenoble, të dielën e kaluar.

Viktimë nga agresioni i armatosur mbeti 47-vjeçari i identifikuar nga mediat shqiptare si Ylli Bezhani, i cili ka marrë 5 plumba në trup dhe nuk mundi t’i mbijetonte plagëve, edhe pse u dërgua në spital.

Mediat franceze raportuan detajet e para nga vendngjarja dhe hetimet policore, duke nënvizuar se i biri 24-vjeçar i viktimës dhe nipi 21 vjeç, së bashku me një person të tretë, mbetën të plagosur rëndë dhe po trajtohen në spitalin e qytetit.

Ngjarja ndodhi pak para orës 20:00, në një zonë të qetë të qytetit, rreth 100 metra larg nga kryqëzimi me Avenue Paul-Cocat. Autori i sulmit mbetet ende i paidentifikuar, ashtu sikurse edhe motivet e ngjarjes së rëndë. Besohet se mes dy grupeve ka pasur përplasje, por po verifikohen të gjitha pistat e mundshme, përfshi edhe ato që kanë të bëjnë me bizneset ilegale.

“Ishte një burrë i cili ishte duke hipur në një skuter elektrik që hapi zjarr. I pajisur me një pistoletë, ai zbrazi karikatorin e tij mbi një grup prej tre personash. Më pas ai u largua drejtpërdrejt dhe policia ende nuk ka gjetur gjurmët e tij”, shkruan portali “francebleu.fr”.

Deri tani të paktën 3 persona janë arrestuar, që në fakt ishin shënjestrat e sulmit. Policia franceze sqaroi se ata u ndaluan për të sqaruar rrethanat apo “një pritë e mundshme”, sipas prokurorit publik të Grenoble. Prokurori publik i Grenoble, Eric Vaillant, njoftoi se një hetim ishte hapur për “atentat” dhe “tentativë për atentat”.

Pas

Durrës/ Iu merrnin para qytetarëve për të parkuar makinat në hapësirë publike, arrestohen 2 persona

Para

Zgjatet afati për konvertimin e patentë shoferëve

Para
Zgjatet afati për konvertimin e patentë shoferëve

Zgjatet afati për konvertimin e patentë shoferëve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shifrat e frikshme/ 67 ndeshje në sezon dhe vijon, Reali për rekorde

Reagim surprizues i brazilianit Felipe Melo: Çalhanoglu, hajde te Gallatasaraj!

Telefonata Trump-Putin/ Dy liderët biseduan për rreth 1 orë, në fokus çështja e Iranit dhe Ukrainës

Durrës / U konfliktuan për motive të dobëta dhe gjatë konfliktit plagosën me armë zjarri një 35-vjeçar, Policia identifikon dhe shpall në kërkim dy shtetas

Dhoma e Përfaqësuesve miraton projektligjin e Trump për shpenzimet, nënshkrimi i presidentit pritet së shpejti

Zjarri në Bashkinë Finiq, vijojnë përpjekjet për shuarjen në fshatrat Malçan dhe Çerkovicë

“Qeveria po tallet me integrimin!”- Jorida Tabaku: Shqipëria ka nevojë për ligj serioz për investimet e huaja, jo për amendamente fasadë

Kontraktorët amerikanë tregojnë se si hapën zjarr ndaj civilëve të pafajshëm në Gaza

Përhapja e madhe e zjarreve në Kretë, evakuohen mijëra njerëz

Hungaria i ka vendosur veton, Zelensky: Ukraina do të bëjë gjithçka për të avancuar bisedimet e pranimit në BE

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.