Naftëtarët nuk janë larguar nga protesta dhe ka pasur edhe një përpasje me policinë. Madje është arrestuar me dhunë edhe një naftëtar i cili nuk do të largohet nga pritesta dhe kërkon që paratë nga qeveria të jepen sot. Ata shprehen se nuk kanë besim te qeveria. Në protestë tani kanë ngelur vetëm natëtarët e thjeshtë pasi janë larguar të gjithë përfaqësuesit e sindikatave.
Naftëtarët nuk kanë marrë rrogat e vitit 2015 dhe si rrogën e muajit nëntor të 2017. “Duam bukë”, “Duam Lekë”, janë brohorimat e tyre dhe nuk mungojnë as akuzat për Fatmir Xhafajn. Mësohet se i arrestuari është Rexhep Alimetaj i cili është marrë nga grupi “Shqiponja”. “Nuk kam vit të ri me fëmijët në shtëpi.”, shrehet një nga naftëtarët. Naftëtarët tani janë të paktë në numër pasi ka pasur edhe një përçarje mes tyre, pasi një pjesë e tyre besuan se rrogat do të kalojnë nesër.
Por duhet të themi që deri më tani nuk ka asnjë shkresë zyrtare në lidhje me takimin me ministrat dhe se çfarë u vendos. (J.V/Faxweb)
Discussion about this post