Qeveria e Serbisë i tha kishës kryesore ortodokse të vendit, të mos ushtronte presion ndaj presidentit Aleksandar Vuçiq për të ardhmen e Kosovës, pasi ai e përgatiti vendin ballkanik për një debat për këtë çështje.
Zëvendëskryeministrja, Zorana Mihajloviq ka kundërshtuar komentet e udhëheqësit me ndikim të kishës, Patriarku Irinej, i cili në një intervistë këtë fundjavë tha se shpresonte që Rusia të vazhdojë të mbështesë kërkesën e Serbisë mbi Kosovën dhe se Vuçiq do të respektojë ndjenjën popullore kombëtare, se Kosova është ende pjesë e Serbisë, transmeton Gazeta Express.
“Pres nga kisha ortodokse serbe, të jetë partner dhe të ndikojë në ndihmën për zgjidhjen e dialogut në mes të serbëve dhe shqiptarëve”, ka thënë dje Mihajloviq, duke shtuar se pret nga kisha që të mos ushtrojnë presion ndaj presidentit Aleksandar Vuçiç për të ardhmen e Kosovës.
Kisha në Serbi është një faktor i rëndësishëm kur vjen puna edhe për diskutime politike në lidhje me Kosovën. Irinej ka qenë kundër Vuçiç në lidhje me thirrjen e tij për bisedime të brendshme për Kosovën. Kisha serbe vazhdon ta quajë Kosovën si zemra e Serbisë.
(B.H/Shuplaka)