Ka përplasje në Prokurorinë e Elbasanit. Pavarësisht shkarkimit nga detyra ditën e djeshme, ish-drejtuesi i prokurorisë Dritan Gina ka shkuar në zyrë për të vijuar punën.
Por përpos tij në Elbasan ka arritur edhe prokurori i ri i emëruar Ardjan Nezha. Kjo ka bërë që mes tyre të ketë një debat joverbal, ndërsa Gina ka nisur dhe një padi në drejtim të kryeprokurores Arta Marku.
Edhe dje në daljen e tij për mediat prokurori Gina u shpreh se nuk e pranon vendimin e marrë nga ana e Arta Markut.
Të njëjtin vendim ndërmorri dje dhe bashkëshorta e tij, Rovena Gashi. Ajo u shkarkua pak ditë më parë nga posti që mbante nën drejtimin e sektorit të dekriminalizimit në Prokurori.
Sipas argumentimit të Markut, shkarkimi i Gashit u bë për shkak se ajo nuk e kishte njoftuar kryeprokuroren në lidhje me kërkesën për heqjen e madnatit për dy deputetët Rehovica dhe Rakipi.
Përvceç Elbasanit, Marku lëvizi dje edhe prokurorët në Fier, Kukës dhe Durrës.
(E.K/FAXWEB)