Përplasja në Kuvend duket se i ka lënë vendin asaj virtuales. Me dy statuse të njëpasnjëshme ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla kanë replikuar mes tyre.
Berisha përmes denoncimeve të tij dixhitale shkruante sot se Balla në Elbasan ka kryer disa emërime nepotike në disa poste kryesore.
Po duket se kjo nuk i ka pëlqyer aspak Ballës, i cili është kundërpërgjigjur me urgjencë, duke i përmendur ish-kryeministrit çështjen e Izet Haxhisë apo dosjen CEZ.
Berisha denonconte se:
Taulant Gjura/Hoxha/Jaupi ben kerdine!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
“Peshendetje zoti Berisha ,desha te dennacoje se ne elbasan konia e Rames Taulant Balla ka zaptuar te gjitha institucionet elbasanit kundrejte gjobave qe pret duke vene veton e tij ne emerimet e drejtuesve te institucioneve, nga Librazhdi ,Une po te radhis disa nga emerimet Ne krye te institucionit te regjistrimit te pasurive ka vendosur njerin nga emrat qe rama e denoncoi si nje drejtuesit te korroptuar ne kohen qe punonte ne Aluizem Mariglen Disha,Ne drejtorin e Buqesise Spiro Hunci ,ne drejtorin e sherbimit veterinet Fatmir Ozuni, ne drejtorin e Angjesise konktrollit ushqimor Firduz Kurti , dhe sot ka emeruar nenkryetarin bashkis Librazhd Enver shkurti drejtor e mjedisit te gjitha keto nga librazhdi , duke anashkaluar njerez te shkolluar dhe intelektual elbasanas .Te gjitha ato qe thote Rama se te gjithe drejtuesit do te testohen , dhe asnje deputet nuk do te nderhyje per emerime eshte vetem nje fasade e kesaj qeverie dua te ruaj anonimatin”
Balla i kthente përgjigje:
Pse Sali Berisha po shkatërron PD, nga frika e rihapjes së dosjes “Haxhia”, ecuria e dosjes “CEZ”, por edhe dosja e “financimit rus”?
Historia e dosjes “Haxhia” nuk është një problem i ri për Sali Berishën. Qyshkurse Izet Haxhia është arrestuar në Stamboll në vitin 2006, ai ka qenë një problem piskologjik dhe politik për Sali Berishën, dhe ka ngrënë disa koka ministrash drejtësie të emëruar nga vetë Sali Berisha dhe të shkarkuar për garancitë e dhëna prej tyre për rihapjen e dosjes.
Gjatë qeverisjes 2005-2009, u shkarkuan 3 ministra të drejtësisë: Aldo Bumçi, Ilir Rusmaijli dhe Enkelejd Alibeaj. Kjo kronolgji viktimash të pafajshme të drejtësisë, për shkak të kërkesës së vazhdueshme të tyre, se dosja “Hajdari” do rihapej me ardhjen e Haxhiajt, tregon se Berisha ka qenë në makth nga ministrat e tij, dhe duke mos dashur t’ua ekspozojë makthin e tij, i shkarkonte të gjithë që e bënin.
Po të shikonit skenat e djeshme të Sali Berishës, tërbimin e tij pse është ekstraduar Izet Haxhia, ndërkohë që gjithë ministrat e tij kanë firmosur këtë letër dhe janë shkarkuar në heshtje, ndërkohë ai akuzon Edi Ramën dhe Partinë Socialiste se e kemi sjellë në Shqipëri, e kupton se ku ka qenë makthi kryesor i tij. Makthi i tij qëndron tek rihapja e dosjes “Hajdari”, të cilën ai nuk e rihapi kurrë, edhe pse e kishte premtim kryesor kur erdhi në pushtet në vitin 2005. Berishës.
Dosja “CEZ” varet tërësisht nga dëshmia e Nuel Kalajt, i cili tashmë është në kërkim ndërkombëtar. Sapo Kalaj të dalë para prokurorëve, zbërthehet zinxhiri që kalon tek Berisha “junior” dhe tek Berisha Sali.
“Financimi rus”, nuk është hall personal i Saliut. Por kjo dosje është fundi politik i lolos së komanduar në krye të PD nga vetë Sali Berisha.
(E.K/FAXWEB.AL)