Një ditë më parë zhvillimet politike nuk kanë qenë të pakta. Protesta, dhunë, debate të ashpra ka patur dje në Kuvend teksa zgjidhjes Kryeprokurororja e Përgjithshme e Përkohshme.
Këto zhvillime të rëndësishme për vendin bënë që në “Tv Klan” mbrëmë spektakli i programuar “Dance with me” të mos zhvillohet, por të anullohej.
I gjithë ky ndryshim erdhi pasi në atë orar të transmetohej emisioni “Opinion” i Blendi Fevziut, për të komentuar gjithçka ndodhi gjatë ditës së djeshme. Pra emidoni i Blendi Fevziut filloi në orën 21:00 dhe jo siç ishte programuar në orën 22:00.
Këtë sqarim e ka bërë producentja dhe moderatorja Alketa Vejsiu në rrjetet sociale, duke thënë se nata finale do të ndiqet më 25 dhjetor, të hënën e ardhshme.
“Grand Finale te henen qe vjen dt 25 dhjetor! Finalja e spektaklit @danceëithmealbania do te transmetohet ne 3 ore transmetimi fantastik te henen qe vjen; kjo per shkak te ngjarjeve te aktualitetit te dites se sotme qe do te pasqyrohen ne nje episod special te @opinion ne @rtvklan. Faleminderit per mirkuptimin! Po prisja me padurim takimin e rradhes me ju!”, shkruan Vejsiu. (J.V/Faxweb)
Discussion about this post