Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar projektligjin për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një konferencë për media tha se me ketë projektligj nuk mund të jetë i befasuar askush, pasi për të kanë qenë të përgatitur e të njoftuar të gjithë në vazhdimësi.
“Kosova nuk mund të vazhdojë pa i marr përgjegjësitë e veta. Parlamenti është institucioni i radhës që do ta trajtojë atë. Deputetët e kanë mundësinë që të japin mendimin e tyre. I ftoj të gjithë që ta votojnë pozitë dhe opozitë dhe të gjitha komunitetet”, tha Haradinaj.
Mirëpo ky vendim i marrë sot nga Haradinaj është kundërshtuar nga ana e presidentit Hashim Thaçi, i cili thotë se veprimet e njëanshme mund ta çojnë Kosovën drejt izolimit.