PËRPLASJE në KQZ, Doda kërkon mandatin e Idrizit, përfaqësuesi i PS-së: Iu duhet një avokat i mirë
Ka nisur me përplasje mbledhja e sotme e Komisionit Qendror të zgjedhjeve. Kjo pasi përfaqësuesja e PDIU-së Mesila Doda ka kërkuar që të hapen kamerat për pasaktësi në lidhje me numërimin e votave të PDIU-së.
Doda ka thënë se në zgjedhjet e 25 Qershorit është ndryshuar vullneti i votuesve. Ndërkohë që kërkesa e saj është kundërshtuar nga përfaqësuesi ligjor i PS-së.
Ai tha se tabela e numërimit është ajo që ka numëruar KQZ-ja dhe se nuk është faji i ndokujt që kuota prej 3% për mandatin e Tiranës është i vendosur për Tiranën.
“Ju duhet një avokat i mirë në mënyrë që t’i shkoni kërkesave tuaja deri në fund, ju kujtoj se shqyrtimi i kamerave të sigurisë nuk është subjekt i rendit të ditës në mbledhjen e sotme”, është shprehur përfaqësuesi i PS-së në KQZ.
(E.K/SHUPLAKA)
Vijon…