Tensionohet përsëri situata ne kufirin Shqipëri-Greqi. Nga një video e siguruar nga Fax News tregohet se ka pasur perplasje mes policisë shqiptare dhe shtetasve shqiptarë, që nuk lejohen të shkojnë në shtëpi.
Në video flet një i moshuar 67 vjeç pensionist i cili tregon se ka qenë në Greqi tek vajza e tij për pak ditë dhe kur është kthyer nuk e kanë lënë të shkojë në shtëpi në e tij.
Ai shprehet se ka ngelur në kufi dhe që autoritetet shqiptare nuk i përgjigjen ndonëse pala greke ua ka vulosur pasaportat.
I moshuari flet për kushte të këqija në kufi pasi edhe moti nuk është aspak i favorshëm pasi është ftohtë dhe po flejnë në qiell të hapur ndërkohë që ka probleme shëndetësore.
Ai thotë se edhe pse ishte i pajisur me masat mbrojtësë të kërkuara nga autoritetet përsëri nuk ka pasur reagim për këtë cështje.
https://www.facebook.com/saimir.k0la/videos/10219088562699847/?t=82