Në Kavajë baza socialiste ka propozuar Elton Derjaj, ish zv.drejtor i Doganës Tiranë, në garën për Bashkinë e Kavajës pas shkarkimit të Rroshit por PS e Kavajës e mban të fshehur emrin e tij, tregojnë burime të “Shuplakës”.
Derjaj është figura politike që klani i Rroshit kërkon ta eklipsojë, sepse ai bashkon të gjithë të pakënaqurit e Elvis Rroshit.
Mbështetësit e Derjaj, mësohet t’i kenë shkruar kryeministrit Rama për faktin që grupi i Rroshit mban emrin e tij të fshehur.
Ky emër duket se po fshihet nga klani Rroshi, për të mos u evidentuar nga Rama, edhe pse mbeshtetësit e Derjaj i kanë dërguar mesazhe kryeministrit.
Silvana Daja është një nga gjashtë kandidatet e propozuara nga Partia Socialiste për të garuar në zgjedhjet e Bashkisë së Kavajës, të cilat u dekretuan nga presidenti Bujar Nishani për t’u mbajtur më 7 maj. Ajo është bashkëshorte e kryetarit të PS-së në qytetin e Kavajës, Gentian Daja, mjaft i akuzuar nga opozita si i lidhur me trafikun e drogës. Ai sot ndërkohë dha dorëheqjen nga kreu i PS-së së Kavajës.
Pritet që të jetë kryesia e PS-së ajo që do të thotë fjalën e fundit lidhur me emrin që do përzgjidhet nga kjo listë për të garuar në zgjedhjet e 7 Majit.
Kavaja shkon në zgjedhje pasi kryebashkiakut Elvis Roshi ju hoq mandati nga KQZ për shkelje sa i përket ligjit të dekriminalizimit, ndërsa më herët ai u shkarkua nga kryeministri Edi Rama për të njëjtën arsye.
(M.D/ Shuplaka)