Një debat ifortë është zhvilluar në studion e emisionit “Dritare” me Rudina Xhungën. Ministrja e kulturës Mirela Kumbaro dhe Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike Grida Duma kanë debatuar ashpër me njëra-tjetrën.
DEBATI:
Kumbaro: Unë ta kuptoj hallin por nuk ta zgjidh dot.
Duma: Metafora me zgjidhje nuk ta kërkojë kush? Nëse do të kuptoj ty hallin dhe kaloj…
Kumbaro: Në respekt të hapësirës publike më lër të përgjigjem. Nuk besoj se ka pasur ndonjëherë kryeministër që ka pasur mbështet më të madhe ndërkombëtare.
Duma: Kaq subjektive nuk mendoj se është thënë ndonjëherë. Koha televizive është për argument. Moderimenin e bën Rudina debatin e ke me mua.. Nuk është batutë sa vite keni qenë ju pedagoge?
Kumbaro: Unë kam qenë 30 vite. Mos rrëshqasim në një banalitet.
Duma: Spekulimi nuk është argument.
Kumbaro: Me respekt të lutem mos më ndërprit. (B.H/Shuplaka)