07:54 | 18/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

PËRPLASJE në Zall Herr/ Shkojnë t’iu marrin tokën për të ndërtuar lagjen për banorët e prekur nga tërmeti, pronarët: Do lyhemi me benzinë, na bëjnë lloj-lloj provokimesh

10:05 | 26/05/2021
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
PËRPLASJE në Zall Herr/ Shkojnë t’iu marrin tokën për të ndërtuar lagjen për banorët e prekur nga tërmeti, pronarët: Do lyhemi me benzinë, na bëjnë lloj-lloj provokimesh

Përplasje të forta janë shënuar paraditen e kësaj të mërkure në zonën e Zall Herrit në Tiranë, ku mjete të rënda kanë shkuar për të hapur themelet e një lagje të re që do të ndërtohet për banorët që kanë humbur shtëpinë nga tërmeti, në një pronë private.

Pronarët e kësaj sipërfaqe toke prej 28 mijë metrash katrorë, familja Lame, thonë se ata nuk janë njoftuar fare në rrugë zyrtare për projektin, dhe se kanë ardhur në mënyrë flagrante për t’iu marrë pronën e tyre që e kanë të trashëguar nga gjyshi i cili nuk jeton më.

Brenda sipërfaqes së tokës që do t’iu rrëmbehet në mënyrë arbitrare është edhe banesa e njërit prej vëllezërve Lame e cila nuk do të prishet, dhe projekti rreth saj është devijuar.

‘Punëtorët që kishin ardhur këtu nuk kishin asnjë lloj dokumenti për të nisur punimet. 

Ne bazohemi vetëm te ajo që është publikuar në mënyrë zyrtare, nuk na ka ardhur asnjë informacion në rrugë zyrtare, tani është në proces shpronësimi, e kemi marrë vesh nga kërkimet që kemi bërë vetë. Nuk na ka njoftuar askush. Përveç pjesës së pallateve do marrin edhe tokën për tia dhënë të tjerëve.

Ne dimë që në Shqipëri ka ligj, akoma nuk e dimë as shifrën që do të shpronësohemi, me gojëdhëna na kanë thënë që 1200 lekë të vjetra metri. Ne nuk na kanë thënë asgjë“, shprehen përfaqësuesit e familjes Lame.

Teksa përballen me një heshtje shurdhuese nga ana e institucioneve të shtetit, anëtarët e familjes Lame shprehen se do të shkojnë drejt vetëflijimit, ndërsa thonë se shteti është duke i trajtuar si të ishin shtetas palestinez.

“Do lyhem me benzinë bashkë me fëmijët e mi, dhe do të digjem këtu. Ne jemi palestinezë sjemi shqiptarë sipas shtetit. Na bëjnë lloj lloj provokimesh”, shprehet një tjetër prej anëtarëve të familjes Lame.

(E.K/Faxweb.al)

Pas

Tragjedia e rënies së teleferikut në Itali që shkaktoi 14 viktima/ Arrestohen 3 persona si përgjegjës për ngjarjen

Para

(EMRAT) Qindra milionë lekë vjedhje vetëm në një kompani, arrestohen dy të rinj në Tiranë. Bënin ”namin” me llogaritë bankare

Para
Mashtronin njerëz duke kërkuar ndihmë për të mitur me probleme shëndetësore, arrestohen 6 të rinj në Pogradec dhe shpallet në kërkim një tjetër (EMRAT)

(EMRAT) Qindra milionë lekë vjedhje vetëm në një kompani, arrestohen dy të rinj në Tiranë. Bënin ''namin" me llogaritë bankare

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sarandë/ Vuri zjarr në kodrat e fshatit Borsh, arrestohet piromani

Ukraina zgjeron prodhimin ushtarak, Zelensky: Duhet t’i kundërvihemi forcave ruse

Merz pranon kritikat: Evropa duhet të kishte bërë më shumë për mbrojtjen, me SHBA po përpiqemi t’i japim fund luftës në Ukrainë

Netanyahu konfirmon arritjen e armëpushimit në Siri: Kemi krijuar një politikë të qartë

Mavijosjet në dorë dhe ënjtja në këmbë, Shtëpia e Bardhë sqaron gjendjen shëndetësore të Trump

Britania ul në 16 vjeç moshën për pjesëmarrje në votime

Kërcënimi i SHBA me tarifa rrit rrezikun për Evropën

SHBA-të zhvendosin sistemet mbrojtëse ajrore Patriot nga Zvicra në Ukrainë

Tarifat doganore, presidenti brazilian i përgjigjet Donald Trump-it: Nuk je perandor i botës

Erdogani akuzon Izraelin: Po përdor pakicën e druzëve për t’u zgjeruar në Siri

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.