Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, ka prezantuar Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Burgjeve, i cili do të jetë Bardhyl Kaçorri, që zëvendëson Enrik Sulejmanin i cili u shkarkua nga detyra më 10 tetor, pas përplasjeve për transferimin e Elvis Martinajt në spitalin e Burgut, i cili qëndronte i shtruar për shkak të plagëve që ka marrë në ngjarjen e 4 tetorit në Bllok.
Ministrja Gjonaj u shpreh se, është bërë një punë e madhe me pastrimin e figursë së Policisë së Burgjeve, ndërsa tha se gjatë kësaj “site”, janë zbuluar “429 vepra penale në burgje me 229 autorë dhe janë proceduar penalisht 91 punonjës të burgjeve”.
Më tej Gjonaj tregoi se 450 punonjës të rinjë të buergjeve i janë nënshtruar një trajnimi, pasi sipas saj Ministria e Drejtësisë është e vendosur të mos tolerojë askënd, që të joshur nga paratë e korrupsionit u mundësojnë të burgosurve të vijojnë veprimtarinë e tyre kriminale edhe nga burgu.
Gjonaj vlerësoi figurën e drejtorit të ri, nëdrsa tha se ka mbajtur edhe më parë poste të larta drejtuese.
(B.B/ Faxweb.al)
Discussion about this post