Ditën e sotme në Tepelenë ka pasur protesta në lidhje me nisjen e gërmimeve për eshtrat e ushtarëve grekë.
Sipas aktivistëve po shkelet ligji i reprocitetit ndërmjet dy vendeve, pasi grekët vijnë me pretendimin se tokat në jug janë pronë e tyre.
Në varret ku po gërmohet aktivistët thonë se nuk ka asnjë eshtër të ushtarëve grekë, dhe se e gjitha bëhet për pretendime territoriale.
Aktivistët kanë çarë rrethimin, çka ka bërë Policinë që të ndërhyjë me forcë. Një prej aktivistëve është ndaluar nga ana e Policisë. Ai është identifikuar si Male Kase, nga Maqedonia.
Greqia zyrtare reagoi më herët për këtë çështje. Sipas ministrisë së jashtme greke sot do të nis një hap shumë i rëndësishëm, pasi eshtrat e ushtarëve do të prehen të qetë.
Sipas tyre marrëveshja nis të aplikohet gjatë ditës së sotme, në një orar që është rënë dakord në bisedimet në Kretë.
‘’Sot do të hidhet një hap shumë i rëndësishëm, pasi shpirtrat e ushtarëve grekë do të prehen të qetë. Kjo është marrëveshja e bisedimeve që patëm me palën shqiptare në Kretë.
Kjo marrëveshje do të çojë në prespektivën e një marrëdhënie më të qëndrueshme mes dy vendeve. Të nxisim marrëdhëniet e mira me fqinjët”, thuhet mes të tjerave në njoftimin e Ministrisë së Jashtme greke.
(E.K/FAXWEB)
https://www.youtube.com/watch?v=8hUsraTvtlg&feature=youtu.be
https://www.youtube.com/watch?v=_CYnLw64Iho&feature=youtu.be
Discussion about this post