Teksa kryeministri Edi Rama mban fjalën para shqiptarëve në Londër, në ambientet e tjera të godinës janë shënuar përplasje të ashpra mes protestuesve dhe punonjësve të sigurisë. Këta të fundit kanë nxjerrë me forcë qytetarët jashtë.
Protestuesit janë shprehur se një grup prej rreth 15 personash i kanë dhunuar dhe me shkopa goma. Në pamje të tjera shihet edhe një protestues i shtrirë në tokë, ndërsa punonjësit e policisë janë pranë tij.