Përplasje të forta ka pasur tek komisioni jhetimor për sterilizimin.
Pas akuzave të ndërsjellta mes kryetares Albana Vokshi dhe nënkryetarit Plarent Ndreca, ky i fundit ka mbyllur mbledhjen, ndërsa deputetët e mazhorancës janë larguar nga salla.
“Frikacak! Kishe bërë ndërmend të bëjë mbledhje pa opozitën. Tu prish skenari”, u shpreh deputetja Ina Zhupa.
Ndërkohë, Vokshi vijoi mbledhjen vetëm me pjesëmarrjen e PD.