Ende pa nisur protesta e opozitës janë shënuar disa tensione në radhët e qytetarëve. Një prej të pranishmëve ka provokuar pjesën tjetër të turmës, ndërsa ka pasur dhe disa shashka që janë hedhur në Bulevard.
Në protestë ka pasur dhe disa persona që kanë qenë të maskuar, ndërsa nuk dihet se cili do të jetë roli i tyre në protestë.
Personi që u përzu nga protestuesit akuzohet si militant i PS-së. Mësohet se për të ruajtur qetësinë PD ka angazhuar rreth 800 të rinj, të cilët do të sheshojnë çdo irritim të protestuesve.
Ata do të mbajnë shirita identifikues në krah si dhe lule në ngjyrë të kuqe, që simbolizojnë paqen. Në protestë nuk do të ketë fjalime nga ana e krerëve të opozitës, ndërsa fjala do të jetë e qytetarëve.
(E.K/FAXWEB.AL)