16:10 | 31/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Përplasjet Çiço-Aliaj, dritë për ekzekutimin e ish-policit. Kush është i dyshuari

14:11 | 27/12/2016
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Përplasjet Çiço-Aliaj, dritë për ekzekutimin  e ish-policit. Kush është i dyshuari

Lidhjet mes disa krimeve në vend duket të jenë te pazgjidhshme. Hetimet për njërin rast hedhin dritë mbi një tjetër. Konkretisht bëhet fjalë për vrasjen e ish-efektivit të policisë Ajet Zeqaj në Mars të 2016-tës. Hetimet e lidhin këtë vrasje me përplasjen mes bandave të Elton Çiços dhe Jani Aliajt.

Kur ndodhi ekzekutimi, 35- vjeçari Ajet Zeqaj sapo ishte kthyer nga Franca ku jetonte prej vitit 2007, pasi la detyrën në polici. Ai u ekzekutua fare pranë banesës në zonën e Bllokut. Atentatori e priti për disa minuta 35-vjeçarin dhe në momentin që ai doli nga një salle lojërash fati e qëlloi 6 herë me pistoletë. Ndonëse në vendngjarje kishte kamera, për policinë ishte i pamundur identifikimi i autorit edhe për shkak të mënyrës mafioze të ekzekutimit.
Pas hetimeve për rastin, dhe ngjarjeve të tjera të ndodhura muaj më vonë, hetuesit dyshojnë se edhe eliminimi i Zeqajt është pjesë e zinxhirit të ngjarjeve kriminale mes dy bandave Çiço-Aliaj. Policia zbuloi se 35 vjeçari Zeqaj kishte miqësi me Elton Çiçon i cili u vra më 1 maj të këtij viti në në lokal po në Bllok. Sipas hetuesve, lidhja mes dy viktimave ka qenë trafiku i narkotikëve brenda dhe jashtë vendit dhe prishja e pazareve mund të jetë bërë shkak për eliminimin e kundërshtarëve.

Nisur nga pamjet e kamerave të sigurisë si edhe provave të tjera që zotërojnë hetuesit, po punohet për identifikimin e autorit të vrasjes së Zeqajt. Paraprakisht dyshimet janë orientuar drejt një emri shumë të përfolur të ngjarjeve të ndodhura muajt e fundit në Shqipëri. Identifikimi i autorit të vrasjes se Zeqajt, ka gjasë të hedhë dritë mbi veprimtaritë e paligjshme të grupeve dhe motiveve që kanë shkaktuar kaq shumë atentate e vrasje. (E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: atentathetimevrasje
Pas

Bionse vlerësohet “Personazhi më human i vitit 2016”

Para

”Filloi loja me të ngecme…Persona që kanë festuar me femra e alkool në lokalet e natës”, gazetari demaskon KQZ-në

Para
Dekriminalizimi, Prokuroria: Dashamir Tahiri, Shkëlqim Selami, Elvis Roshi, të lënë detyrën (DETAJET)

''Filloi loja me të ngecme...Persona që kanë festuar me femra e alkool në lokalet e natës'', gazetari demaskon KQZ-në

Discussion about this post

 



Të Fundit

Si dronët ndryshuan luftën? Ukraina kërkon prodhimin e 4.5 milionë njësive brenda vitit

Biden u diagnostikua me kancer, Trump: S`më vjen keq për të, ka lënduar shumë njerëz!

Përmbytjet e rënda në Nigeri, të paktën 150 të vdekur dhe mijëra të zhvendosur

Shkodër/ Asgjësohen 1233 bimë kanabisi, nis hetimi ndaj specialistit të pyjeve dhe rojës mjedisore

Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite shtyn vizitën në Bregun perëndimor, pas ndërhyrjes së Izraelit

Tragjike në Gjermani! Avioni privat përplaset me një ndërtesë, dy persona humbin jetën

Zbulohen parcela me mijëra bime kanabis në Shkodër, policia i asgjëson përmes djegies! Procedohen specialisti i pyjeve dhe roja mjedisore

Hapet sezoni turistik në bregdetin e fierit, “Festa e Valëve” në Darëzezë mbledh dhjetëra pjesëmarrës

Gastronomi, kulturë dhe argëtim/ Rikthehet Festa e Midhjes në Ksamil

I dënuar në Itali për drogë, kapet në Kakavijë shqiptari

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.