Avokati dhe aktivisti Artan Nanushaqe ishte i ftuar në studion e lajmeve të Fax News ku foli për përplasjet e djeshme në protestën e përditshme të banorëve të Astirit ku u vu re prezenca e lartë e forcave të Policisë.
Manushaqe tha se dje banorët kanë rënë pre e provokimit të Policisë së Shteti për të cilët tha se do të happen të gjitha dosjet dhe që do të japin llogari.
“Dje nuk e kanë bllokuar një aks që e bllokonin çdo mbrëmje e bënin dhe këtë nuk e kanë bërë qëllimisht për të shkaktuar përplasje. Të gjithë kanë shpërdoruar detyrën për ligjin mbi tubimet i cili është një ligj modern. Atë e kanë shkelur drejtuesit e komisariatit nr 6, çdo efektiv policie që ka qenë present por edhe vetë drejtori I drejtorisë së Policisë së Tiranës. Banorët e Astirit dje kanë rënë pre e provokimit tëe Policisë së Shtetit dhe çdonjëri prej tyre do të ketë një dosje të hapur me të cilën do të përballen një ditë. Ky është një turp i madh dhe Sandër Lleshajt duhet ti vijë turp.
Pse Edi Rama nuk ulet me protestuesit e Astirit, me Teatrin, me opozitën, me intelektualët? Sepse ky do dhunën dhe gjakun, ky njeri nuk fiton dot me zgjedhje të lira e tëndershme ndaj nuk ulet. Sot është hapur tenderi i radhës dhe dua të informoj qytetarët se Shqiponja që ndodhej te rreth-rrotullimi është degdisur tek një local parapa Dajtit, nuk e di për çfarë arsyeje, e kam marrë vesh sot. Në Unazën e Re nuk është bërë informimi i banorëve, nuk është bërë marrja e mendimeve dhe dëmshpërblimi.
Pse u godit ambulance gjatë protestës së djeshme?
Nuk është goditur prej nëntë muajsh as nuk është ndaluar në Unazën e Re sepse ne respektojmë edhe ligjin edhe Kushtetutën.
Falenderoj Fax Neës që ka qenë i pari në Unazën e Re, pork am një apel për të gjitha mediat, duhet t’i përmbahen standartit dhe të mos krijojnë situate.
Protesta e Unazës së re është refleksion i asaj çfarë po ndodh në Shqipëri. Ajo ka një mbështetje të gjerë përfshirë opozitën, Teatrin, studentët, intelektualët dhe 85% e shqiptarëve që nuk morën pjesë në zgjedhje.
A ka familje që janë shpërngulur në banesat sociale?
Ka pasur disa lojëra dhe kamoflime nga bashkia, mund të ketë raste sporadike që janë përdorur për të thënë “ja si I pranuan disa banorë “, por jo nga Unaza e Re. Banorët janë mbledhur dhe janë të vendosur ja vdekje ja liri. Gjithkush që mendon se kjo është lojë e opozitës duhet të dijë se opozitya është pas protestës port ë parët janë banorët, opozita thjeshtë i ka mbështetur dhe mirë ka bërë.
Cilat kanë qenë shifrat e ofruara për dëmshpërblimet?
Janë shifra qesharake, nuk kanë dhënë asnjë shifër. Këta e bllokuan projektin e legalizimit në atë zonë për këtë arsye.
A do të pranonin këta banor në rast rivlerësimi?
“Banorët kërkojnë vlerën sipas ligjit dhe Kushtetutës, në bazë të vlerës së tregut. Askush nuk ëstë kundër dialogut, s’mund të japësh një shifër qesharake kundrejt një prone që vlen shumë herë më tepër”.
A ka një organizim të brendshëm për organizimin e kësaj protestë?
Nuk asnjë oragnizim, gjithçka është spontane. Ndërsa ju bëj thirrje atyre që provokojnë most a bëjnë më sepse aty ka të rinjë dhe njerëz që do t’ju përgjigjen.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post