10:22 | 21/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Përplasjet në Astir/ “Dhuna mbi nëna e baballarë në sy të fëmijëve”, Kryemadhi: Mallkim dhe ndëshkim mbi Edi Ramën

15:56 | 12/11/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Përplasjet në Astir/ “Dhuna mbi nëna e baballarë në sy të fëmijëve”, Kryemadhi: Mallkim dhe ndëshkim mbi Edi Ramën

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e ka quajtur dhunë shtetërore përplasjen e sotme mes Policisë dhe Banorëve të Astirit, ndërsa sipas saj  është dëshmia e radhës së pushtetit të Edi Ramës në ortakëri me krimin dhe korrupsionin,

Kryemadhi shprehet se “Drejtësia e re” është një mashtrim pasi drejtësia atij (Ramës) i duhet për të mbrojtur krimet dhe korrupsionin, ndërsa për qytetarët e pa mbrojtur dhe në nevojë ka zgjedhur dhunën dhe paligjshmërinë.

“Dhimbja dhe lotët e nënave dhe fëmijëve që mbetën pa shtëpi dhe e baballarëve të dhunuar në sy të fëmijëve, për të ushqyer metastazat kanceroze të korrupsionit dhe krimit të maxhorancës së votave të vjedhura nga bandat e krimit, do të bëhen shumë shpejt, mallkimi dhe ndëshkimi mbi Edi Ramën dhe bandën e tij të pushtetit!”, shkruan ndër të tjera Kryemadhi.

Reagimi i plotë:

Dhuna shtetërore e ushtruar sot në mëngjes me të gjithë barbarinë antinjerëzore e në tejkalim të plotë të kompetencave të ligjit ndaj banorëve të Unazës së Re, është dëshmia e radhës së pushtetit të Edi Ramës në ortakëri me krimin dhe korrupsionin, është prova e qartë se makineria qeverisëse është vënë në shërbim të klaneve kriminale, për interes të të cilave nuk kursen as dhunën ndaj qytetarëve, ndaj grave e fëmijëve të pa mbrojtur, ndaj të moshuarve dhe gjithë të tjerëve pa dallim.

Është gjithashtu edhe treguesi më i qartë se e gjithë retorika e tij për “Drejtësinë e Re” është një mashtrim, pasi drejtësia atij i duhet për të mbrojtur krimet dhe korrupsionin, ndërsa për qytetarët e pa mbrojtur dhe në nevojë ka zgjedhur dhunën dhe paligjshmërinë.

Po ndërkaq, skena e krimit, e ideuar dhe urdhëruar nga Edi Rama, parathotë fundin e tij të pashmangshëm, që do të jetë i njëjtë me fundin që meritojnë të gjithë ata që i kundërvihen popullit të tyre, të gjithë ata që u shërbejnë interesave të krimit në dëm të interesave kombëtare.

Dhimbja dhe lotët e nënave dhe fëmijëve që mbetën pa shtëpi dhe e baballarëve të dhunuar në sy të fëmijëve, për të ushqyer metastazat kanceroze të korrupsionit dhe krimit të maxhorancës së votave të vjedhura nga bandat e krimit, do të bëhen shumë shpejt, mallkimi dhe ndëshkimi mbi Edi Ramën dhe bandën e tij të pushtetit!

Në solidaritet të plotë me banorët e Unazës së Re, ju jap fjalën e zemrës me gjithë dashurinë e nënës, por edhe si Kryetare e LSI-së, se do të marrin një më një të gjithë kompensimin për dëmin e shkaktuar dhe se Edi Rama dhe e gjithë banda e tij do të përgjigjen para drejtësisë së ligjit!

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: AstirMonika Kryemadhiperplasjet ne astir
Pas

Leyla Moses-Ones dhe Liugi Soreca mbërrijnë në zyrën e Lulzim Bashës

Para

I vdiq vajza 3 vjeçare, nëna rrëfen neglizhencën e doktorëve. Inspektorati Shëndetësor nis hetimet

Para
I vdiq vajza 3 vjeçare, nëna rrëfen neglizhencën e doktorëve. Inspektorati Shëndetësor nis hetimet

I vdiq vajza 3 vjeçare, nëna rrëfen neglizhencën e doktorëve. Inspektorati Shëndetësor nis hetimet

Discussion about this post

 



Të Fundit

Policia e Lezhës kontrolle për nivelin e zhurmave në zonën turistike të Shëngjinit

Izraeli sulmon kompleksin kërkimor bërthamor të Isfahanit në Iran

Kurti lajmëroi ndërtimin e 2 urave mbi Ibër, KFOR: Vijojmë me prezencën ushtarake dhe patrullimet përreth

Rritje page dhe ndryshim në strukturën e administratës, ja kategoritë përfituese sipas vendimit të qeverisë

Operacioni “Valiasi” në Tiranë – Kapen në flagrancë 5 persona me 5.3 kg Cannabis Sativa

Iran, arrestohen 22 persona ‘të lidhur me shërbimet sekrete izraelite’

Lufta Iran-Izrael, Vuçiç: Mendoj se amerikanët po përgatiten për një sulm, por të dyja vendet janë miqtë tanë

Irani dhe Izraeli nisin sulme të reja pasi Teherani përjashton bisedimet bërthamore. Vritet komandanti iranian i dronëve

Trump: Jo SHBA, por anëtarët e tjerë të NATO-s duhet të paguajnë 5% të PBB-së për mbrojtjen

Kosovë, sot përpjekja e 35-të për konstituimin e Kuvendit. Vetëvendosja nuk heq dorë nga kandidatura e Albulena Haxhiut

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.