Sipas raportimeve paraprake mësohet se janë ndaluar nga policia e Dibrës dy persona si dhe janë shpallur në kërkim disa të btjerë lidhur me përplasje që kanë dnodhur disa ditë më parë në KZAZ-në 19.
Mësohet se të ndaluarit janë sekretari i degës së Partisë Demokratike, Luan Haga dhe djali I sh-deputetit të PD-së Xhemal Gjunkshi.
Sipas informacioneve priten edhe arrestime të tjera rreth incidenteve të ndodhur të premten e kaluar në qytetin e Peshkopisë.
Kujtojmë se 3 ditë më parë Policia e Dibrës ka njoftuar se kanë rënë në pranga 12 protestues ndërkohë që 39 të tjerë ishin shpallur në kërkim pas përplasjeve të mbrëmshme pranë KZAZ Nr. 19, e cila ndodhet në ambientet e palestrës së shkollës “Nazmi Rushiti” në qytetin e Peshkopisë.
Sipas Policisë, protestuesit kanë përdorur sende të forta, kapsolla dhe bomba molotov në drejtim të KZAZ-s, si dhe në drejtim të punonjësve të Policisë që ishin të vendosur me shërbim për pasojë janë arrestuar në flagrancë 12 shtetas, konkretisht:
- K.U., 29 vjeç, banues në fshatin Pollazhan
- M.Gj, 29 vjeç, banues në fshatin Ushtelenxë
- A.K, 55 vjeç, banues në fshatin Kandërr
- F. V., 54 vjeç, banues në Peshkopi
- A. K., 23 vjeç, banues në fshatin Kandër
- E.K., 25 vjeç, banues në fshatin Kandër
- J. K., 31 vjeç, banues në fshatin Kandër
- I. K., 52 vjeç , banues në fshatin Kandër
- O. Z., 32 vjeç, banues në fshatin Ushtelenxë
- E. B., 32 vjeç, banues në fshatin Kandër
- L.Z., 42 vjeç, banues në fshatin Ushtelenxë
- A. B., 61 vjeç, banues në fshatin Rashnapojë.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të KZAZ=së nr 19 ku përkrahësit e opozitës protestonin dhe kërkonin largimin e materialeve zgjedhore nga ambientë në pronësi të bashkisë.
(F.GJ/FAXWEB.AL)