13:25 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Përplasjet në KZAZ-të e Tiranës, 34 precedime dhe 3 të arrestuar. Midis tyre edhe…

14:14 | 20/06/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Plas në Kamëz, situatë e nxehtë përpara shkollës Ibrahim Rugova. Qindra qytetarë përplasen me policinë (Video)

Policia e Shtetit njofton se në lidhje ngjarjet e ndodhura ditën e djeshme në Kamëz se janë arrestuar 3 persona si dhe janë proceduar penalisht 34 protestues të tjerë Vendim Demaj, nënkryetar i Bashkisë së Kamzës i cili është proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Midis atyre që kanë tentuar të hyjnë me forcë në ambientet e shkollës që përdorej si KZAZ, Polica bën me dije se kanë qenë dhe punonjës të bashkisë Kamëz, punonjës të Policisë Bashkiake, punonjës të Ujësjellës- Kanalizimeve dhe punonjës të tjerë të administratës së Bashkisë Kamëz.

Ndërkohë sipas Policisë edhe në Vorë janë bërë ndalime ku tre prej këtyre personave kanë kaluar hekurat e rrethimit të shkollës nga ana e pasme e saj dhe janë futur forcërisht brenda ambienteve ku ndodhet KZAZ-ja nr. 26, dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë djegur tek shkallet e palestrës një kuti kartoni të dhomës së fshehtë të votimit.

Mësohet se këta 3 persona janë arrestuar për veprat penale: “Dëmtimi me dashje i materialeve zgjedhore” kryer në bashkëpunim, “Shpërdorimi i  detyrës” dhe “Kundërshtimi të Punonjësit të Policisë”.

Njoftimi i plotë:

Në lidhje me ngjarjet e ndodhura dje, datë 19.06.2019 në Kamzë, ku ka pasur grumbullime personash, të cilët kanë protestuar në mënyrë të paligjshme dhe të dhunshme, duke hedhur kapsolla, kundërshtuar punonjësit e Policisë, të cilët kanë qenë të planëzuar me shërbim për ruajtjen e KZAZ-ve, duke kërkuar lirimin e ambienteve kanë tentuar në hynë me dhunë në to, me qëllim pengimin e administrimit të dokumenteve të procesit zgjedhor.

Midis atyre që kanë tentuar të hyjnë me forcë në ambientet e shkollës që përdorej si KZAZ, kanë qenë dhe punonjës të bashkisë Kamëz, punonjës të Policisë Bashkiake, punonjës të Ujësjellës- Kanalizimeve dhe punonjës të tjerë të administratës së Bashkisë Kamëz.

Gjithashtu në Vorë është zhvilluar një tubim i paligjshëm, gjatë së cilit, persona të ndryshëm, pjesa me e madhe e të cilëve, punonjës të Bashkisë Vorë, por edhe të tjerë ende te pa identifikuar, janë përpjekur të futen në ambientet e KZAZ nr. 26, në shkollën 9 – vjeçare Marqinet, ku dhe janë përplasur fizikisht me forcat e Policisë, të vendosura para hyrjes së shkollës në ruajtje të KZAZ-së nr. 26, me qëllim të hynin në ambientet e shkollës.

Tre prej këtyre personave kanë kaluar hekurat e rrethimit të shkollës nga ana e pasme e saj dhe janë futur forcërisht brenda ambienteve ku ndodhet KZAZ-ja nr. 26, dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë djegur tek shkallet e palestrës një kuti kartoni të dhomës së fshehtë të votimit. Në përfundim të veprimeve të para procedurale, këqyrjes së vendit të ngjarjes, ku u sekuestruan në cilësinë e provës disa mbetje te kapsollave plasëse , shpërthyese si dhe flakadanë, te cilët u dërguan për ekzaminime të mëtejshme në kushte laboratorike, si dhe nga pamjeve filmike të administuara nga ana e Policisë, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, u bë shoqërimi dhe dokumentimi i ngjarjes dhe u proceduan në gjendje të lirë, për veprat penale: “Organizimi dhe Pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime te paligjshme”, “Kundërshtimi i Punonjësve të Policisë së Rendit Ppublik”, “Goditja për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit”, të parashikuara nga nenet 262, 236, 237, 274, 150 & 278/4 te Kodit Penal, shtetasit:

  1. D., banues në Kamzë, me detyrë Zv.kryetar i Bashkisë Kamzë.
  2. D., banues në Tirane me detyrë Zv.kryetar i Bashkisë Kamzë.
  3. L., banues ne Zall Herr, me detyrë Punonjës i Policisë Bashkiake Kamzë.
  4. H., banues në Kamzë, me detyrë Punonjës i Policisë së Bashkisë Kamzë.
  5. K., banues në Kamzë, me detyrë Punonjës i Policisë së Bashkisë Kamzë.
  6. U., banues ne Kamzë, me detyrë Punonjës i Policisë së Bashkisë Kamzë.
  7. S., banues në Kamzë, me detyrë punonjës i ndërmarrjes së Ujësjellës – Kanalizimeve, Bashkia Kamzë.
  8. B., banues në Kamzë, me precedent kriminal
  9. L., banues në Kamzë, me detyrë punonjës i ndërmarrjes së Ujësjellës – Kanalizimeve, Bashkia Kamzë.
  10. D., banues në Kamzë, me detyrë punonjës i ndërmarrjes së Ujësjellës – Kanalizimeve, Bashkia Kamzë.
  11. M., banues në Kamzë.

Gj. P., banues në Valias

  1. M., banues në Institut, Kamzë

Sh. H., banues në Kamzë

Gjithashtu nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë për veprat penale: “Dëmtimi me dashje i materialeve zgjedhore” kryer në bashkëpunim, “Shpërdorimi i  detyrës” dhe “Kundërshtimi të Punonjësit të Policisë”, të parashikuar nga nenet 326/a – 25, 248  dhe  236 e Kodit Penal, i shtetasve:

  1. P., banues në Marqinet, Vorë
  2. H., banues në Marqinet, Vorë
  3. H., banues në Marqinet, Vorë, punonjës pranë Bashkisë Vorë.

Filloi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Kundërshtimi i Punonjësit të Policisë së Rendit Publik” dhe “Goditja për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 236 dhe 237 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasve:

  1. B., banues në Vorë.
  2. P., banues në Tiranë.
  3. Sh., banues në Prezë Tirane.
  4. T., banues në Tiranë.
  5. J., banues në Tiranë.

Sh. S., banues në Marqinet, Vorë, i dënuar më parë për vjedhje.

  1. K., banues në Tiranë.
  2. K., banues në Tiranë.
  3. K., banues në Tiraneë.
  4. D., banues në Tiranë.
  5. G. , banues në Vorë.

Xh. S., banues në Vorë.

  1. P., banues në Vorë.
  2. G., banues në Vorë.
  3. D., banues në Tiranë
  4. K., banues në Tiranë
  5. M. , banues në Vorë

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: arrestimetTENSIONET NE KZAZ
Pas

Rritet bilanci nga atentati në Durrës, 2 prej të plagosurve dyshohen si kalimtarë (Video)

Para

Albano Bogdo i lë të gjithë pa fjalë, publikon foton me partneren: Dashuria e jetës sime

Para
E fyeu para 2000 personave, kujt i kërkon falje Albano Bogdo

Albano Bogdo i lë të gjithë pa fjalë, publikon foton me partneren: Dashuria e jetës sime

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përplasje me armë në Greqi: Në pranga 12 shqiptarë e grekë, sekuestrohen armë e para

Finiq, Sarandë / Arrestohen dy shtetas për zjarrvënie të qëllimshme në një sipërfaqe toke me bimësi dhe pemë frutore(EMRAT)

Asgjësohen mbi 40 mijë bimë narkotike në territorin e qarkut Shkodër, procedohen penalisht 10 zyrtarë lokalë

Anija turke kapet në brigjet belge me qindra kg kokainë, 8 në pranga. Mes tyre një shqiptar

Aktivizohen sirenat në Izrael, dyshohet për sulm nga Jemeni

Shitje lëndësh narkotike dhe prostitucion, arrestohet shqiptari! Në pranga edhe dy vajza të huaja

Britania e Madhe dhe Siria rivendosin marrëdhënie diplomatike

Jepte lekë me fajde dhe kanoste qytetarë, arrestohet polici në Elbasan

Blushi i drejtohet Kongresit të Autoriteteve Lokale të KiE: Rama po shkel autonominë e pushtetit vendor, atentat ndaj Kushtetutës dhe demokracisë

SHBA dhe Vietnami nënshkruajnë një marrëveshje doganore, ja çfarë synohet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.