Deputeti demokrat Luçiano Boçi thekson se përgjegjësia për rezultatin e zgjedhjeve të 25 qershorit nuk mund të jetë vetëm e Lulzim Bashës por e çdo deputeti dhe demokrati.
Përplasjet në PD pas hapjes së garës për kryetarin e ri, Boci i cilëson si zhurmë.
“Ka më shumë zhurmë sesa diçka që e meriton të ketë zhurmën nga pas. Është një proces i paralajmëruar. Këto gjëra të mos i shohim sikur po ndodh diçka e tmerrshme, një hata e madhe. Është një proces që kërkon diversitet mendimesh dhe qëndrimesh, që duhen respektuar”, tha Boçi në Ora News.
Ndërsa për humbjen e zgjedhjeve ai u shpreh se përgjegjësia është e të gjithve.
“Po të flasim për ato faktorë që çuan në humbje apo ata persona që shtynë në humbje, nuk mund të vënmë gishtin tek një individ, qoftë ai edhe drejtuesi i partisë. Përgjegjësia është e të gjithëve. Duhet të ketë garë sepse një garë e rigjallëron dhe e riforcon një forcë politike”, tha Boçi.
(M.D/Shuplaka)