Këtë të diel në “Shenjat e Krimit” në Fax News, ora 20:00, do të trajtohet konflikti i përgjakshëm mes dy grupeve kriminale në Shkodër, fiset Bajri dhe Lici. Përplasjet mes tyre kanë tronditur qytetin për vite me radhë, duke shkaktuar vrasje, atentate dhe një klimë pasigurie të vazhdueshme.
Nga atentatet e viteve të fundit deri te masakra e Dobraçit më 30 tetor 2024, ku mbetën të vrarë 4 persona, emisioni do të sjellë një pasqyrë të detajuar të luftës mes dy grupeve dhe përpjekjeve të autoriteteve për të ndalur këtë zinxhir dhune. Mos e humbisni!