22:04 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Përplasjet në Shkodër, reagon Bashkia: Vandalët dhunuan ndërtesën, ishin të orkestruar nga…

20:52 | 28/06/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Përplasje fizike mes militantëve të PS-së dhe punonjësve të bashkisë, thyhet KZAZ-ja në Shkodër (Video)

Përplasjeve që kanë ndodhur në qytetin e Shkodrës, Bashkia ka dhënë qëndrimin e saj zyrtar lidhur me këtë incident ku thekson se Pallati i Sportit është dhunuar nga persona ‘vandalë’, të cilët janë përleshur me punonjës të Policisë së Shtetit dhe Policisë Bashkiake, të cilët së bashku janë përpjekur të ndalojnë këta dhunues të pronave të qytetarëve shkodranë.

“Këta persona, kanë thyer tarabën e jashtme metalike dhe më pas kanë shpërthyer derën duke u futur në ambjentet e brendshme. Ka qenë një veprim banditesk, i cili nga sa mund të kuptohet deri tani, frymëzohet edhe nga deklarimet e papërgjegjëshme të qeveritarëve në Tiranë. Vandalët që kanë dhunuar ndërtesën, pasi janë futur brenda saj, kanë nxjerrë materiale të cilat duhet të gjenden dhe të rikthehen aty nga Policia e Shtetit, Prokuroria dhe agjensitë e tjera ligjzbatuese”, shkruhet në këtë reagim.

DEKLARATË E BASHKISË SHKODËR

PËR DHUNIMIN E NDËRTESËS SË PALLATIT TË SPORTIT

SHKODËR, ME 28 QERSHOR 2019

Bashkia e Shkodrës dënon dhe denoncon me forcë aktin e rëndë të dhunimit të ndërtesës së Pallatit të Sportit nga persona vandalë, të cilët janë përleshur me punonjës të Policisë së Shtetit dhe Policisë Bashkiake, të cilët së bashku janë përpjekur të ndalojnë këta dhunues të pronave të qytetarëve shkodranë.

Këta persona, kanë thyer tarabën e jashtme metalike dhe më pas kanë shpërthyer derën duke u futur në ambjentet e brendshme. Ka qenë një veprim banditesk, i cili nga sa mund të kuptohet deri tani, frymëzohet edhe nga deklarimet e papërgjegjëshme të qeveritarëve në Tiranë. Vandalët që kanë dhunuar ndërtesën, pasi janë futur brenda saj, kanë nxjerrë materiale të cilat duhet të gjenden dhe të rikthehen aty nga Policia e Shtetit, Prokuroria dhe agjensitë e tjera ligjzbatuese.

Bashkia Shkodër i kërkon Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë të zbardhë me shpjetësi këtë ngjarje të rëndë, dhunim jo vetëm të një prone të qeverisjes vendore por edhe të punonjësve të saj në detyrë funksionale.

Nga ana e saj, Bashkia e Shkodrës ka ofruar të gjithë bashkëpunimin e duhur për gjetjen e autorëve dhe vënien e tyre para drejtësisë një minutë e më parë. Për këtë, kemi vënë në dispozicion të gjitha regjistrimet kamerat e sigurisë në ambjentet e ndërtesave në pronësi e administrim të saj.

Së fundi, theksojmë se jemi të vendosur të mbrojmë si deri më tani, të gjitha pronat e Bashkisë së Shkodrës përballë çdo individi apo institucioni që mund të përpiqet ti dhunojë. I kërkojmë Policisë së Shtetit, të kryejë misionin e saj kushtetues të mbrojtjes së pronës, qetësisë dhe rendit si detyra kryesore me të cilën e ngarkon Kushtetuta dhe ligjet e vendit.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: bashkia shkoderperplasjet ne shkoderShkoder
Pas

“Nuk ka prova”/ Gjykata merr vendimin, lirohen protestuesit e 11 Majit

Para

Vendimi për të arrestuarit e 11 Majit, reagon Paloka: Gjykata e liroi të burgosurit politik të Ramës

Para
Masat e Policisë për protestën, reagon ashpër Paloka: Kështu shpreson me të vërtetë të mbash karrigen?!

Vendimi për të arrestuarit e 11 Majit, reagon Paloka: Gjykata e liroi të burgosurit politik të Ramës

Discussion about this post

 



Të Fundit

OKB për rritjen e dënimeve me vdekje në Iran: 48 persona në listë për t’u ekzekutuar

Erdogan: Bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë mund të rifillojnë në Turqi

Trump kërkon hetim për Beyonce, ja për çfarë e akuzon presidenti këngëtaren

Lufta në Gaza/ 58 ish-ambasadorë të BE-së: Të ndërmerren veprime kundër shkeljeve të rënda humanitare

Dhuna ndaj kamerierit, menaxheri i hotelit tregon si u godit i riu, avokati përpiqet t’ia lërë përgjegjësinë shokut të policit

Plagoset me thikë 25-vjeçari në Vlorë

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës në takim me Starmer, presidenti: Ka bërë një punë të tmerrshme, një person i keq

Të shtëna me armë zjarri jashtë një kazinoje në SHBA, raportohet për disa të plagosur

Italia në alarm! Virusi i “Nilit Perëndimor” i merr jetën tre të moshuarve, 16 raste të reja në qarkun e Romës

Gjendet një trup i pajetë pranë “Urës së Drinit të Zi” në Kukës, nuk dihet ende identiteti i tij

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.