16:18 | 19/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Përplasjet për zgjedhjet e 11 Majit shpërthejnë në Strasburg: PS dhe PD përballen përpara BE-së mbi Standardet Demokratike dhe integrimin europian

19:22 | 18/06/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Përplasjet për zgjedhjet e 11 Majit shpërthejnë në Strasburg: PS dhe PD përballen përpara BE-së mbi Standardet Demokratike dhe integrimin europian

Zgjedhjet e 11 majit përplasën sërish PS dhe PD, tashmë jo vetëm në Tiranë, por edhe në Strasburg, përpara syve të parlamentarëve europianë.

Ndasitë politike nuk i fshehënas në takimin e 19 të Komitetit parlamentar të stabizlizim asociimit ndërmjet BE dhe Shqipërisë.

Ministri i shteti për marrëdhënien me parlamentin Taulant Balla tregoi versionin e tij pozitiv për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare.

“Për shqiptarët, “dielli lind nga Perëndimi” dhe zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 e konfirmuan këtë orientim pro-evropian. Qytetarët tanë bënë një zgjedhje të qartë – për të vazhduar rrugën e reformave dhe për të përshpejtuar procesin e integrimit në BE”, tha Balla.

Duke ju referuar raportin paraprak të ODIHR për të gjitha shkeljet apo pabarazinë e garës, demokratët denoncuan pretendimin për farsën elektorale dhe sjelljen jokonsesuale të mazhorancës qeverisëse.

“Raporti flet për shkelje të kritereve të Kopenhagenit. Flet për përdorim të burimeve publike. Flet për ndikimin e administratës publike dhe përfshirjen e saj në procesin zgjedhor. Flet për përdorimin e fondeve publike për zgjedhje, por edhe për ndikimin e grupeve kriminale në disa qytete. Këto ishin zgjedhjet e para me negociatat e hapura, dhe unë besoj se kjo ishte një mundësi e humbur për Shqipërinë”, tha Jorida Tabaku.

“Ne dolëm nga një palë zgjedhjeje të cilat përsa i përket standardeve e çuan Shqipërinë 20 vite mbrapa. Reforma e fundit elektorale që është bërë ka qënë në vitin 2012, PD ishte në qeveri në atë kohë dhe deri më tani nuk ka patur asnjë reformë të tillë konsensuale”, u shpreh Bylykbashi.

Pasi përfaqësuesit e KE lavdëruan strukturën e posaçme të SPAK dhe kërkuan të respektohet puna dhe pavarësia e institucionit, kreu i grupit Parlamnetar të PD, Gazment Bardhi solli në vëmendje rezultatet e munguara të Task Forcës për zgjedhjet mes SPAK, KQZ dhe Prokurorisë së Përgjithshme

“Pyetja ime për Komisionin Europian është: Në procesin e integrimit, është më e rëndësishme të kemi rezultate konkrete, apo projekte të shkruara vetëm në letër? Sepse ajo që ndodhi ishte një përpjekje e mirë që mbeti vetëm në letra  në realitet, ka zero rezultate”, deklaroi Bardhi.

Për t’ju përgjigjur ankesave të demokratëve, Përfaqësuesja e KE, Sigrid Brettel kërkoi më shumë kohë, të paktën deri sa ODIHR të publikojë raportin final.

Ndërsa kreu i seksionit për Ballkanin Perëndimor në Shërbimin e Jashtëm ua bëri të qartë demokratëve dhe socialistëve që pa dialog politik dhe konsensus gjithëpërfshirës rruga europiane drejt Brukselit do të jetë e vështirë.

Socialistët në Strasburg premtuan reforma elektorale gjithëpërfshirëse, ndërsa BE ju dha me vete për të plotësuar një sërë paketash ligjore, me fokus drejtësinë dhe median.
Pas

BE-ja pret raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR, Brettel: Po ndjekim nga afër zhvillimet në Shqipëri

Para

Interneti pothuajse tërësisht i bllokuar në Iran

Para
Interneti pothuajse tërësisht i bllokuar në Iran

Interneti pothuajse tërësisht i bllokuar në Iran

 



Të Fundit

Kievi dhe Moska bien dakord për një tjetër shkëmbim të të burgosurve të luftës

Irani pranon dialogun me BE-në, SHBA do të ndjekë nga afër negociatat

Kundërshtime nga Spanja mbi rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen e NATO-s

Izraeli godet dy të tretat e lançuesve raketorë iranianë, por konflikti me Iranin vazhdon i ndezur

Aksident në Malin e Dhëmbelit/ 68-vjeçari rrëshqet me kafshën e punës, plagë të rënda por jashtë rrezikut për jetën

Media italiane për kampin e Gjadrit: Emigrantët kanë tentuar vetëvrasjen, Gjadri është hapësirë fantazëm

Putin i hapur për takim me Zelensky-n vetëm në “fazen përfundimtare” të negociatave për paqe

Tym në kabinën e pilotit, ulje emergjente e avionit Athinë–Riga

BE drejt riarmatimit: Marrëveshje për 1.5 miliardë euro investime në mbrojtje

Parada e Krenarisë në Budapest ndalohet nga policia hungareze

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.