Duket se përlasjet midis Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, me miliarderin, Elon Musk, kanë ndikuar dhe në shitjet e këtij të fundit në produktet e Teslas.
Vlerat e automjeteve Tesla? Të larta! Shitjet e këtyre automjetete? Tepër të ulëta! Sipas Reuters, ulja e shitjeve së këtyre makinave vjen për shkak të tensioneve politike mes Trump dhe Musk.
Kjo ulje e subvencioneve të qeverisë për automjetet elektrike, përbëjnë rrezik për buxhetin e Teslës.
Këtë e mbështet dhe një postim i bërë më herët prej Trump ne platformën “X”, ku shkruante se Musk po “vuante” dhe ndërpreu subvencionet dhe kontratat qeveritare me Musk.
“Elon po “vuante shumë”, i kërkova të largohej, i hoqa Mandatin e Automjeteve Elektrike që i detyronte njerëzit të blinin makina elektrike, që askush tjetër nuk i donte. Ai e dinte prej muajsh se unë do ta bëja, dhe ai thjesht u çmend. Mënyra më e lehtë për të kursyer para në buxhetin tonë, miliarda e miliarda Dollarë, është të ndërpresim subvencionet dhe kontratat qeveritare të Elon. Gjithmonë jam habitur që Biden nuk e bëri këtë”, shkruan Trump.
Kujtojmë se Musk kritikoi projektligjin e Trump, “Një faturë e madhe dhe e bukur”, që parashikon uljen e borxhit publik të SHBA-ve, por që për miliarderin, është thjesht e “neveritshme”.
“Më vjen keq, por nuk mund të duroj më. Ky projektligj skandaloz dhe me shpenzime të panevojshme të Kongresit, është një neveri e turpshme. Turp për ata që e votuan. Ju e dini që vepruat gabim”, ka shkruar Elon Musk në rrjetin social X.
Ai mendon se pr/ligji do të rrisë borxhin.
“Ky projektligj do ta rrisë në mënyrë të konsiderueshme deficitin buxhetor dhe do të rëndojë qytetarët amerikanë me një borxh të papërballueshëm”, shtoi miliarderi.