Ku ka si dashuria mes motrave. Nëse ke një motër do kesh gjithnjë një shpatull ku të qash dhe një dorë ku të mbahesh.
Me një foto nga dasma e saj me këngëtarin Sinan Hoxha, Andrra Destani ka zgjedhur të urojë publikisht motrën e saj me rastin e ditëlindjes.
Andrra ka shkruar se nuk ekziton një fjalë që të shprehë dashurinë që ajo ka për Arlindën, motrën e saj të vogël. Në foto vajzat duken teksa përqafohen me lot në sy.
”Desha të gjeja një frazë të jashtëzakonshme…por nuk ekziston asnjë aq të bukur sa të transmetojë dashurinë time për ty. Gëzuar 18 vjetorin motër e dashur festofsh edhe shume vite të tjera me të dashurit e tu. Shpresoj që të gjitha dëshirat që i ke të bëhen Realitet! Të duaaaaaaaaaa pafund”, shkruan Andrra. (E.K/SHUPLAKA)