Vetëm 15 minuta seancë plenare, kanë mjaftuar që në Kuvend të hidheshin akuzat më të rënda mes palëve.
Ndërsa opozita akuzonte mazhorancën për atë që e konsideron si “fasë elektorale” dhe manipulimin e votës më 11 maj, duket se tensioni nuk ka zgjatur më shumë se sa deputetët kaluan pragun e godinës së Kuvendit.
Ornaldo Rakipi dhe Ramadan Lika kanë shtrënguar duart mes tyre, ndërkohë që Helidon Bushati dhe Frrok Gjini janë përqafuar.
Nga ana tjetër Erion Braçe i “rreh shpatullat” Tritan Shehut, ndërsa Nasip Naco dhe Ferdinand Xhaferri kanë dalë bashkë nga Kuvendi.
Ajo që tërhoqi vëmendjen ishte gjithashtu fakti se ndërkohë që në seancë u shfaqën të tensionuar, Flamur Noka dhe Gazment Bardhi, sapo mbaroi seanca ishin të buzëqeshur.