14:46 | 24/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Perr: Përfshirja e Shqipërisë në rrjetet europiane, shembull i integrimit të përshpejtuar në BE

12:17 | 10/02/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Perr: Përfshirja e Shqipërisë në rrjetet europiane, shembull i integrimit të përshpejtuar në BE

Shefi i Bashkëpunimit në delegacionin e Bashkimit Europian në Shqipëri, Hubert Perr vlerësoi sot se Shqipëria po bëhet pjesë e rrjeteve dhe sistemeve të ndryshme të BE-së përpara se të jetë shtet anëtar dhe kjo gjë sipas tij, “është shembull i integrimit të përshpejtuar në BE”.

Gjatë prezantimit të Qendrës së re Komunitare për nxitjen e ekosistemit të inovacionit në Shqipëri, Perr vlerësoi se nuk mund të ketë zhvillim apo rritje ekonomike të qëndrueshme pa u përqendruar te zhvillimi i kapitalit njerëzor. Për këtë arsye, Perr bëri të ditur se BE do të lançojë një fushatë 7-javore, duke u përqendruar tek arsimi dhe rëndësia e arsimit për një vend si Shqipëria.

Sipas tij, arsimi dhe aftësimi i kapitalit njerëzor janë parakusht i domosdoshëm për të mundësuar që në Shqipëri të lulëzojë novacioni.

Për sa i përket novacionit, Perr vlerësoi se falë programeve të BE-së për mbështetjen e start up-eve në 5 vitet e fundit po vërehen rezultate të prekshme në Shqipëri.

“Fuqia që ka ekonomia e BE-së edhe në të shkuarën ka qenë te fakti se jemi konkurrues. Është konkurrueshmëria që na çon para përpara ndaj duhet të kemi një sistem ekonomik ku novacioni të jetë në qendër. E njëjta gjë ndodh edhe me Shqipërinë. Ne e dimë që Shqipëria ndodhet në një kryqëzim. Natyrisht që ka rritje rroge në vend, por në këtë rritje rroge duhet të kuptojmë se konkurrueshmëria mund të bjerë në rast se nuk ke mundësi që të sjellësh edhe faktorin e novacionit në këtë formulë për të shndërruar ekonominë”, shtoi Perr.

Në këtë drejtim, shefi i Bashkëpunimit në delegacionin e BE-së në Shqipëri vlerësoi se Shqipëria po e bën këtë me një qasje shumë të qartë dhe të qëllimshme, duke sjellë aspektin dixhital në krye të axhendës në fushat e turizmit, bujqësisë e shumë sektorë të tjerë.

“Ne jemi shumë krenarë që BE dhe shtetet tona anëtare mund të mbështesin këtë sistem prandaj edhe kjo qendër novatore vjen në kohën e duhur”, tha ai.

Perr foli po ashtu për fushatën 7-javore të lancuar nga BE për arsimin, ndërsa u ndal te programet që po zbaton BE në këtë fushë në Shqipëri.

“Të gjithë i dimë sfidat e Shqipërisë për sa i përket kapitalit njerëzor ose faktin se Shqipërisë po i largohet truri. Ne në BE jemi krenar që arsimin e kemi në krye të axhendës sonë me Shqipërinë dhe duam që kjo të spikasë edhe me anën e fushatës sonë 7-javore që po e lancojmë sot”, tha ai.

Perr theksoi se BE ka planin e rritjes dhe agjendën e reformës si një instrument tërësisht të ri për të cilin kapitali njerëzor dhe reformat vlerësohen si më kryesoret.

“Ne duam që këtë çështje ta trajtojmë në partneritet me qeverinë, por përtej kësaj kemi shumë programe si ‘BE për shkollat’, me anë të së cilit po shndërrojmë infrastrukturën shkollore në Shqipëri duke restauruar 64 shkolla që u dëmtuan nga tërmeti i vitit 2019”, tha ai.

Perr theksoi po ashtu se ka edhe një nismë tjetër rajonale në bashkëpunim me partnerët gjermanë siç është programi i “Super shkollave”, apo programi i BE-së për rininë.

“Kemi edhe Garancinë Rinore si dhe programe që kanë të bëjnë me trajnime të ndryshme profesionale. Kemi një sërë programesh që bëjnë të mundur që Shqipëria të përfitojë nga këto programe të BE, si programi ‘Erasmus’ apo Kolegji i Europës që hapi kampusin e vetë të tetë në Shqipëri ku ka studentë nga vende të ndryshme të Europës”, tha ai.

Perr theksoi se të gjitha këto bëjnë të mundur që si sektori i arsimit dhe ai i biznesit të bashkohen dhe të bëjnë programe që bëjmë ndryshimin dhe Shqipëria të përfitojë që tani pa qenë vend anëtar.

Instituti Evropian i Inovacionit dhe Teknologjisë (EIT), një organ i Bashkimit Evropian, në partneritet me projektin “BE për Inovacionin” prezantoi sot Qendrën e parë Komunitare të EIT-it në Shqipëri. Kjo nismë synon të forcojë ekosistemin e inovacionit në rajon dhe të lidhë novatorët, sipërmarrësit dhe talentet vendase me rrjetin më të madh të inovacionit në Evropë.

Qendra Komunitare EIT do të shërbejë si një qendër e vetme për sipërmarrësit dhe novatorët vendas për t’iu qasur një game të gjerë mundësish në arsim, zhvillimin e bizneseve dhe bashkëpunimin kërkimor. Ky projekt i madh është pjesë e programit të Skemës Rajonale të Inovacionit EIT (EIT RIS), që punon për përshpejtimin e agjendës së inovacionit të Evropës dhe për angazhimin e talenteve vendase në mundësi me vlera të larta.

Pas

Mbi 10 mijë masa administrative në Tiranë për shkelje rrugore

Para

Programi i implantit koklear, Koçiu: Ka ndryshuar jetën e dhjetëra fëmijëve me humbje të dëgjimit

Para
Programi i implantit koklear, Koçiu: Ka ndryshuar jetën e dhjetëra fëmijëve me humbje të dëgjimit

Programi i implantit koklear, Koçiu: Ka ndryshuar jetën e dhjetëra fëmijëve me humbje të dëgjimit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Korçë/ Kontrabandë nafte nga Maqedonia e Veriut me depozita rezervë në mjet, arrestohet 31-vjeçari

Turisti gjerman godet me jet ski pushuesen në plazhin e Durrësit

Irani gati të rifillojë negociata për programin bërthamor me SHBA-në, ja çfarë kushtesh kërkon të plotësohen

Ushtarët kroatë të KFOR-it realizojnë patrullime për sigurinë e Kosovës

400 mln lekë dëm buxhetit të bashkisë, Prokuroria Fier zbulon akuzat ndaj zyrtarëve

Tragjike në Gjermani, 19-vjeçarja kalon barrierat hekurudhore dhe përplaset për vdekje nga treni

Kontrabandoi naftë nga Maqedonia e Veriut, arrestohet 31-vjeçari në Goricë, procedohet edhe një doganier

Merr fund ‘saga’ e zgjedhjeve! Kolegji Zgjedhor ‘vulos’ rezultatin e 11 majit për Elbasanin, Durrësin dhe Fierin! Rrëzohen ankimimet e PD

Berisha: Edi Rama bleu vota me 450 leje për bandat e narkotrafikut! Karteli i Troplinëve shiti aksionet, ndërsa Dumani mbante mandatin e arrestit në xhep

Berisha: Rama shpërbleu në mënyrë të paligjshme kartelin Troplini për blerjen e votave, i dha 40 mijë m2 tokë publike për ndërtimin e kullave te stadiumi i Durrësit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.