Ka ardhur reagimi i parë nga rradhët e demokratëve lidhur me deklaratën më të fundit të raportuesit europian Knut Fleckenstein. Që në fillim të fjalës së tij, Fleckenstein u shpreh se pavarësisht vlerësimit që ka për Sali Berishën si ish-kryeministër dhe ish-president, duhet që Berisha të mos vazhdojë me “përrallat sorosiane”.
Është ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, që ka reaguar menjëherë pas kësaj vëretje të ndërkombëtarit Fleckenstein, duke u shprehur se në demokraci askush nuk mund të të ndalojë të shprehësh mendimin tënd.
“Në liri askush nuk duhet të të thotë se çfarë duhet të bësh. Këtë e kemi kaluar në kohën e Enver Hoxhës.”, mësohet të ketë thënë Topalli. (XH.A/SHUPLAKA)
Discussion about this post