02:27 | 02/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Përse dyshon tek paanësia e Prokurorisë PD? Bardhi tregon mesazhin e koduar të Ramës

18:07 | 18/05/2018
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Përse dyshon tek paanësia e Prokurorisë PD? Bardhi tregon mesazhin e koduar të Ramës

I ftuar në ‘Fax News’ këshillatri juridik në PD Gazment Bardhi ka deklaruar se kryeministri Rama do të përtypë çdo fjalë që thotë në mënyrë të papeshuar pasi PD akuzat e saj i mbështet në fakte, duke paralajmëruar publikimin e fakteve të reja, por që janë ende në fazën e verifikimit pasi sipas tij PD nuk mund të publikojë në opinion prova të pavërtetuara.

Bardhe u shpreh se nuk është i habitur nga reagimi i kryeministrit për audiopërgjimin dhe dëshmisë së dëshmitarit Albert Veliu, pasi edhe herë të tjera kur i kanë plasur skandale në të njëjtën mënyrë ka vepruar.

Në lidhje me dëshmitarin Veliu Gazment Bardhi u shpreh se PD i ka ofruar atij ndihmë ligjore pasi ndihet i kërcënuar për shkak se dëshmia e tij implikon strukturat e shtetit.

“Jemi munduar që ta ndihmojmë pasi është i kërcënuar sepse dëshmia e tij implikon të gjithë strukturat shtetërore, ka kërkuar mbështetje ligjore nga PD dhe ne me staf dhe avokatë që kemi në dispozicion do e ndihmojmë por sot nuk ka qenë me avokat në Prokurori se nuk ka pasur nevojë”, tha Bardhi.

I pyetur se pse Veliu ka zgjedhur ti besojë PD-së, dhe jo të shkojë në Prokurori , këshillatri juridik i PD-së u shpreh se ai e zgjedh vetë kujt ti besojë por shtoi se PD është i vetmi autoritet që po lufton krimin.

“Albert Veliu zgjedh vetë se kujt i beson, ai beson se PD është i vetmi autoritet që po lufton krimin e organizuar, dhe rasti flet për ministrin e Brendshëm, ndaj ne kemi kërkuar që ai të largohet pasi Prokuroria sa kohë ai është ministër nuk mund të hetojë në mënyrë jo të njëanshme. Ka ende elementë, e fakte që do publikohen, por jemi në fazën e verifikimit, se faktet e provat verifikohen, e siguroj kryeministrin që çdo fjalë që thotë me tepri dhe pa prova do i përtypë mbrapsht”, tha ai.

I pyetur nga gazetarja Brikena Prifti nëse ky ishte momenti I duhur për të publikuar këto materiale, pasi kryeministri hodhi akuza se kjo bëhej për të bllokur procesin integries të Shqipërisë , Gazment Bardhi u shpreh se kushtet e BE-së janë lufta e krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe në këtë drejtim PD po I bën një nder të madh shqipërisë.

“Kjo që po bën PD dhe e ka bërë është, luftë pa komromis kundë krimit të organizuar dhe është mënyra më e mirë për tu integruar në BE dhe nëse Shqipëria nuk ecën parëpara drejt BE-së nuk është faji i opozitës por i mospërmbushjes së përgjegjësive nga ana e qeverisë”, u shpreh ai.

Sa i përket deklaratës së kryeministrit se audiopërgjimi ishte i pavërtetë dhe se ekspertiza i ishte bërë në një laborator ndërkombëtar, këshilltari juridik i PD-së tha se Rama me këtë i çon mesazh Prokurorisë se cili do të jetë përfundimi i hetimeve.

“Rama po e thotë këtë për të intimiduar Porkurorine në mënyrë që ti thotë se rezultati i hetimit të jetë ky, prandaj sa kohë që ministri nuk jep dorëheqje dhe kryeministri sillet në një mënyrë të tillë unë dyshoj shumë në pavarësinë e prokurorisë në hetim”, u shpreh Gazment Bardhi.

Ai foli edhe për thirrjen e Prokurorisë ndaj tij, Enkelejd Alibeajt dhe Ervin Salianjit, dhe konfirmoi se ditën e hënë të tre zyrtarët e PD-së do ti përgjigjen kësaj thirjje dhe do të shkojnë për të dëshmuar në Prokurori.

“Ne do të paraqitemi për të dëshmua, dhe ne kemi qenë bashkëpunues. Shumë shpejt do të tregojmë elemente të tjerë për mënyrën si është realizuar përgjimi”, tha Bardhi.

(B.H/Faxweb)

Etiketa: Gazment Bardhi
Pas

Bardhi : Sot Ramën e largoi gazetarja nga konferenca, shpejt qytetarët do e largojnë nga qeverisja!

Para

TRAGJIKE/ Hyn me armë në shkollë dhe qëllon nxënësit, 10 të vdekur në Teksa. Reagon Trump: Nuk duket mirë…

Para
TRAGJIKE/ Hyn me armë në shkollë dhe qëllon nxënësit, 10 të vdekur në Teksa. Reagon Trump: Nuk duket mirë…

TRAGJIKE/ Hyn me armë në shkollë dhe qëllon nxënësit, 10 të vdekur në Teksa. Reagon Trump: Nuk duket mirë…

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident me fatalitet në Zvicër, humb jetën 16-vjeçari nga Kosova dhe një zviceran

Sllovenia vendi i parë i BE-së që ndalon tregtinë e armëve me Izraelin

Trump urdhëron dy nëndetëse bërthamore të zhvendosen afër Rusisë

Kamboxhia do ta nominojë Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen

Një 9-vjeçare në Gaza humbet aftësinë për të ecur për shkak të urisë

Ylli i PSG në gjyq për përdhunim, rrezikon deri në 15 vite burg

Vuçiç pas dënimit të Dodikut: Serbia është në situatë të vështirë

Papunësia te njerëzit me ngjyrë në SHBA rritet në nivelin më të lartë që nga tetori i vitit 2021

Pas Spanjës dhe Gjermanisë/ Franca dërgon 40 ton ndihma humanitare nga ajri në Gaza

Shpërthen vullkani në Indonezi, kolona e hirit mbi 10 km e lartë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.