Mariza Ikonomi është njohur gjithmonë për këngët e reja që ajo nxjerr, dhe nuk është përfshirë asnjëherë në mediat rozë në lidhje me jetën e saj personale.
E ftuar në “Një kat më lart”, ajo ka folur për shumë detaje nga jeta e saj.
Ajo ka disa nga këngët e saj janë frymëzuar shpesh nga dashuria, ndjenjat e saj.
Me shaka, duke i lënë ta besonte, moderatori Ermal Peçi i tha në program se motra e saj i kishte kërkuar ti gjente një partner dhe përsa i përket mashkullit të saj ideal, kriteri i saj kryesor është që të mos jetë muzikant.
Në meshkujt që Ermali i nxorri në ekran ajo refuzoi madje edhe Ledrin, i cili është mjaft i preferuar nga femrat.
Më tej këngëtarja shqiptare këndoi disa nga këngët që janë bërë hit në Shqipëri, si “Fenix” i kënduar nga Tuna dhe “Gabime”, të Nora Istrefit.
Por nuk e kuptuam, pse nuk e do muzikant partnerin Mariza?!
(F.M/Faxweb)