Ish-ministri i Financave Arben Malauj ka komentuar gjerësisht progress raportin e Këshillit Europian si dhe ka shprehur këndvështrimin e tij se si e lexon mazhoranca dhe opozita këtë raport.
Sipas Malajt opozita e shikon progress-raportin si gjysmën plot të gjysmës plot ndërsa sipas tij, mazhoranca e sheh si një gjysëm plot dhe nuk I kushton rëndësi gjysmës bosh.
Ai propozon palëve që ta shikojnë të vërtetën siç është dhe të bashkëpunojnë për të bërë të mundur integrimin e vendit duke realizuar kështu sipas tij premisat e 93% të shqiptarëve që e mbështesin këtë zhvillim.
“Ja kanë thënë në sy të gjithë faktorëve politike në vend jo për të ushqyer grindjet dhe krizat midis tyre, por për t’i ndërgjegjësuar edhe publikisht për përgjegjësitë e përbashketa të tyre ndaj një prioriteti historik dhe kombëtare të cilin e dëshirojëe mbi 93 përqind e shqiptarëve.
Pranimi i gjysmës plotë ku janë bazuar vlerësimet teknike të Komisionit dhe Parlamentit Evropian krijon premisa që politika të fokusohet tek gjysma bosh”, shkruan Malaj
Reagimi i plotë:
Perse po zihemi? Per gjysmen plote te gjysmes bosh apo per gjysmen bosh te gjysmes plote? Pa celjen zyrtare te negociatave me vendim te Keshillit Evropian cdo propozim nga Komisioni dhe Parlamenti Evropian mbetet i pamjaftueshem. Prandaj duhet te presim te gjithe vendimin zyrtare te Keshillit Evropian i cili del pas rreth tri javeve. Prandaj duhet qe celja e negociatave te mos ulet kembekryq ne debatet e mbi ngarkuara dhe te tensionuara ne mediat vizive dhe te shkruara. Aty duhet diskutuar per reformat kushtetues ene politike dhe qeverisjen e vendit.
Opozita e di se dhenia e propozimit per celjen e negociatave bazohet ne gjysmen plote te gjysmes bosh.
Mazhoranca e di se nqs propozimi i Komisionit dhe Parlamentit evropian nuk mbeshtetet nga Keshilli evropian jo sepse Evropa eshte ne krize institucionale, por sepse ata vleresojne se gjysma plote e gjysmes bosh ne disa reforma kritike politike dhe ekonomike, si dekriminalizimi i institucioneve kushtetuese, vettingu ne gjyqesore, kapja e shtetit nepermjet ppp-ve, koncensioneve dhe tenderave publik, paqendrueshmeria e administrates publike nepotizmi dhe korrupsioni nderhyrja e grupeve kriminale ne politike dhe ekonomi, bejne qe gjysma plote ne elementet shteteformues dhe te demokracise funksionale te jete me e vogel se gjysma bosh.
Ketu mbeshtetet refuzimi i tyre ndaj propozimeve te dy insitucioneve evropiane per celjen e negocitatave per Maqedonin e Veriut dhe Shqiperine.
Ky eshte argumenti real dhe i sinqerte qe lideret evropian ja kane dhene ne sy mazhorances dhe opozites se perse ata nuk do te autorizojne celjen e negociatave, pa e mbyllur deren e anetaresimit, por duke zgjatur kohen ne pritje.
Ja kane thene ne sy te gjithe faktoreve politike ne vend jo per te ushqyer grindjet dhe krizat midis tyre, por per ti ndergjegjesuar edhe publikisht per pergjegjesite e perbashketa te tyre ndaj nje prioriteti historik dhe kombetare te cilin e deshirojne mbi 93 perqind e shqiptareve.
Pranimi i gjysmes plote ky jane bazuar vleresimet teknike te Komisionit dhe Parlamentit Evropian krijon premisa qe politika te fokusohet tek gjysma bosh, te fokusohet tek plotesimi sa me pare i detyrave te shtepise, te fokusohet tek eleminimi i vonesave te integrimit dhe reduktimi i kohes dhe i efekteve negative te deshtime te perseritura.
Kendveshtrimet me fokus gjysmes plote jane me pozitive se ate qe fokusohen tek gjysma bosh.Kjo sepse mohimi i arritjeve te certifikuara nga dy institucione te BE, ul inspirimin, angazhimin dhe perkushtimin shoqerore dhe politik per te ecur perpara.
Fokusimi tek gjysma bosh duke mohuar gjysmen plote nxit grindjet dhe agressivitetin nderpartiak aq sa gota mund te thyhet,gjysma plote te behet bosh dhe gjysma bosh te behet e gjitha bosh. Ky eshte modeli i krizave te mepareshme qe jo vetem na kane penguar te ecim perpara por na kane kthyer disa vite mbrapa.
Ndersa fokusimi tek gjysma bosh pa e thyer goten, pa e injoruar gjysmen plote, mund ta ndihmoj opoziten te qartesoj vizionin dhe prioritetet e saj, Te programoj qarte dhe premtoj me sinqeritet se cilat do te jen realisht objektivat, hapat dhe afatet konkrete qe gjysmen bosh e bejne gjysem plote dhe qe te dyja pjeset plote e bejne te plote angazhimin dhe perkushtimin per te plotesuar sa me pare detyrat e shtepise.
Shqiperise i duhet qe sa me pare, gota e plotesimit te detyrimevce tona ndaj kritikave te BE-se duhet te jete plote. Kjo mund te arrihet nqs ; (i) Mazhoranca njeh pjesen bosh dhe perkushtohet ta mbush ate sa me pare me reforma te thella strukturore ne politike dhe ekonomi dhe (ii) opozita e njeh pjesen plote dhe perkushtetet brenda institucioneve kushtetuese te vendit te saj dhe ne menyre paqesore ne protesta e saj, per te mbushur sa me pare gjysmen bosh, qe se bashku e mbushin tere goten.
Ne situaten aktuale kthimi i opzites ne institucionet kushtetuese te vendit mund te arrihet vetem nepermjet zgjedhjeve te parakoheshme, Nje marreveshje win-win per reformat e domosdoshme dhe kritike eshte bere kusht i panegociushem jo per mbijetese te klases politike por per nje moment te ri (tipping point) ne jeten politike te vendit tone.
Ky moment i ri i nje ndryshimi te thelle mund te krijohet vetem nqs do te arrihen marreveshje per zgjidhje te ngerceve konstitucional qe kane rritur deficitin demokratik, kane vrare demokracine e brendeshme ne partite politike por edhe ne cdo institucion tjeter publik, kane ushyer elitat politike arrogante dhe te babezitura. Kapja e shtetit dhe deshtimi i tij gjate 10 viteve te fundit i kane varferuar shqiptaret duke ju ofruar si zgjejdhje te vetme, emigrimin masive nga vendi i tyre.
Ne rast te kundert nqs nuk do te kete zgjidhje por vetem zgjedhje vendore, me kete ambient politik te mbingarkuar negativisht, rrezikohemi gjithnje e me shume qe mazhoranca ta injoroi ekzistencen e gjysmes plote, pra te perkushtohet tek marketingu i sukseseve dhe jo tek pergjegjesite e deshtimeve dhe njekohsishte opoziita te injoroi ekzistencen e gjysmes plote dhe te mbeshtetet perhere e agazhuar per gjysmen bosh, gje qe do te cenonte kredibilitetin e saj politike dhe legacy/trashgimine e saj politike ne tranzicionin shqiptar.
(F.GJ/FAXWEB.AL)