05:52 | 01/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Përse sulmohet Visar Zhiti dhe Agron Tufa?

12:42 | 17/04/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Përse sulmohet Visar Zhiti dhe Agron Tufa?

Gazmend KAPLLANI

Siç kam thënë në shumë kumtesa për Letërsinë Shqipe Visar Zhiti është Primo Levi dhe Varlam Shalamov i letërsisë shqipe dhe Europiane. Sidomos dy veprat e tij, “Ferri i çarë” dhe “Rrugët e Ferrit” përbëjnë antologjinë më tronditëse, jo vetëm te epokës kriminale të komunizmit, por të gjithë letërsisë shqipe.

Nuk është e rastësishme që Visar Zhiti sulmohet vazhdimisht nga ish kriminelë, bashkëpunëtorë të Sigurimit, xhelatë dhe kopukë të regjimit komunist. Ata i njohin metodat e denigrimit moral dhe të vrasjes fizike dhe morale. Në se mund të hedhin baltë dhe të vrasin sërish një njeri kaq të pastër dhe të talentuar, atëherë e kanë fituar betejën me kujtesën. Atëhere mund të hedhin valle mbi kufomat e viktimave të tyre. Sepse është ajo që i friken më shumë: kujtesës dhe drejtësisë së saj.

Siç ka shkruar Tzvetan Todorov, historia e njerëzimit nuk ka njohur armiq më të mëdhenj kundër kujteses së dy regjimet totalitare, Fashizmit dhe Komunizmit. Xhelatët si Caja, apo kopuket vrastare si Taku Uturaku, duke hedhur baltë mbi Visar Zhitin apo duke kërcënuar intelektualë të mirëfilltë si Agron Tufa, vazhdojnë punën dhe zanatin e tyre, sepse atë dinë të bëjnë. Nuk dinë të ndryshojnë. Po të ekzistonin kushtet, sërish do të bënin të njëjtën gjë: njëri prokuror duke dënuar njerez me vdekje dhe tjetri kryexhelat gulagu.

Është nostalgjia për “pushtetin” e humbur kriminal, që i bën sërish të këlthasin sot.

Lexoni dhe rilexoni Visar Zhitin:

“Ishte një kohë kur unë isha rob, i burgosur brenda telave me gjëmba dhe dikush më ruante, e kishte punën e policit të mbante mbyllur, madje dhe të më tmerronte, të më bënte të vuaja, të më çonte me dhunë në punë, etj, etj, me vite dhe nëse unë e tregoj këtë sot, që është tjetër kohë, jo e policit por e imja, kjo e shqetëson policin tim, i duket hakmarrje, e tërbon dhe megjithëse ai është tjetër njeri tani, jo polic, vepron po aq dhunshëm si atëhere.

Nuk ka shoqëri normale në botën demokratike, ku të lejohet që persekutorët e dikurshëm të kërcënojnë të persekutuarit e tyre, që shefat e burgjeve të shpifin ndaj viktimave në mbrojtje të krimeve të tyre siç po ndodh së fundmi në vendin tonë”.

Populli ynë nga ana tjetër është një popull thellësisht i traumatizuar nga tmerri i 50 vjetëve, një popull i abuzuar, i varfër dhe i rraskapitur, që nuk di si të trajtojë traumën e tij të madhe.

Për më shumë, mbajtja mbyllur qëllimisht e dosjeve famëkeqe të Sigurimit, mosekzistenca e një Komisioni të së Vërtetës dhe të Drejtesisë për krimet e regjimit komunist, (një nga regjimet me kriminale që ka njohur historia bashkekohore e Europës), toleranca e tanishme politike dhe mediatike qe po gëzojnë ish xhelatët, u ka krijuar përshtypjen që mund të vrasin dhe torturojnë sërish viktimat e tyre.

Është një moment shumë i trishtë. Besoj se të paktën artistët dhe intelektualët dhe pjesa më e ndershme e shoqërisë shqiptare, në Shqipëri apo diasporë, do reagojë kundër këtyre fantazmave të së kaluarës, që e duan gjithmonë Shqipërinë si një njeri qe vegjeton pa kujtesë, peng të xhelatëve, kopukëve, injorantëve dhe vrasësve.

*) Shkrimtari Gazmend Kapllani jeton dhe punon në SHBA. Krahas eseistit dhe gazetarit të njohur për Ballkanin dhe më gjerë, ai është lektor i Letërsisë dhe Historisë së Europës në “Emerson College” në Boston. Romanet e tij janë përkthyer në shumë gjuhë të botës duke e cilësuar atë si një nga shkrimtarët më të mirë bashkëkohorë.

Pas

Kosova ofron ndihmë për ndërtimin e katedrales së Notre Dame de Paris

Para

Do ta mbajë të fshehtë: Joleza Koka nënë për herë të parë

Para
Do ta mbajë të fshehtë: Joleza Koka nënë për herë të parë

Do ta mbajë të fshehtë: Joleza Koka nënë për herë të parë

Discussion about this post

 



Të Fundit

FOTO/ U plagos në Malin e Zi, ndërron jetë i riu nga Mitrovica

Tiranë/ Punëtori i ndërtimit humb jetën pasi bie nga lartësia në një pallat në ndërtim

Avokatja e El Chapos garon në zgjedhje pas reformës historike në drejtësi

Tërbohen anglezët, emigrantët vërshojnë në La Mansh, policët francezë “bëjnë sehir”

PSG, Presidenti Al-Khelaifi ul presionin: Finalja e Champions League nuk ishte objektivi ynë

Stuhi të forta dhe përmbytje në Gjermani! Rrugë mbulohen nga uji, ndërpriten linjat e trenave

Skafi pëson defekt në mes të detit, shpëtohet personi që ndodhej në bord

Gjykata e Apelit vë me shpatulla pas murit Trump-in: Shkarkimet masive të punonjësve federalë do të mbeten të pezulluara

Lëvizje e papritur nga Hamas, jep dritën jeshile për negociata armëpushimi: Gati të lirojmë 10 pengje dhe 18 trupa në këmbim të…

‘Çohu, Serbi’, studentët paralajmërojnë protestë masive në 32 qytete: Sa jetë duhet të humbasin për t’i dhënë fund korrupsionit?

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.