Pyetja që ju ka munduar më shumë në jëtën tuaj kur jëni përballur më ndonjë tradhëti ka qenë pyetja “Pse”.
Madje shumë femra ose meshkujt që tradhëtohen e lidhin këtë gjë me faktin e dashurisë.
“Nuk mjaftoj unë? Nuk më do mjaftueshëm?”, janë pyetjet që ju vërtiten në kokë dhe nuk marrin përgjigje.
Por në fakt shkenca ka zbuluar diçka tjetër.
Njerëzit tradhëtojnë sepse janë të pakënaqur me marrëdhënien, ndihen të lënë pas dore, janë të zemëruar, ose kanë ndjenja për dikë tjetër.
Por pyetësori zbuloi edhe disa arsye të tjera.
“Nuk isha shumë i përkushtuar.”
“Doja të përmirësoja imazhin tim”
“Doja të provoja eksperienca të reja”
“Isha i/e dehur dhe nuk isha i/e kthjellët ”
Kjo do të thotë që tradhëtia nuk lidhet thjesht me dashurinë (ose mungesën e saj) mes një çifti.
Mund të tregojë shumë gjithashtu se si ai që ka tradhëtuar ndihet për veten e tij, ose në çfarë situatate është ndodhur.
Do të ishte gabim të dilnim në përfundimin se të gjitha tradhëtitë lidhen me disa çështje primare.
Studiuesit zbuluan gjithashtu se të gjitha arsyet tipike që dëgjoni përse burrat dhe gratë kanë gjasa të tradhëtojnë janë të vërteta.
(F.M/Faxweb)