Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka deklaruar se koalicioni me Partinë Demokratike është i arritur për arsye se situata është shumë e keqe.
E ftuar në emisionin “Debati”, ajo i është përgjigjur pyetjes se nëse është shumë shpejt ky koalicion, Kryemadhi thotë se asgjë nuk është herët kur situata është shumë e renduar si sot.
“Unë nuk kam asnjë lloj kompleksi për ti shkuar në zyrë as Bashës dhe askujt, situata është e tillë që duhej një front i bashkuar opozitar”, tha Kryemadhi.
(S.SH/Faxweb)