23:52 | 04/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Rajoni Kosova

“Përshëndes verdiktin e vonuar”, “Shpifjet e serbëve s’përfillen nga bota demokratike”, urimet e politikanëve për lirimin e Haradinaj

14:31 | 27/04/2017
në Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Përshëndes verdiktin e vonuar”, “Shpifjet e serbëve s’përfillen nga bota demokratike”, urimet e politikanëve për lirimin e Haradinaj

Lirimi i Ramush Haradinajt u mirëprit dhe përgëzua nga politikanët shqiptarë, kosovarë e të huaj. Përmes reagimeve të tyre, kryeministri Rama, kryeparlamentari Meta, ministri Bushati, ish-kryeministri Berisha, kryetari i PD-së, Basha dhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, raportuesja për Kosovën, Ulrike Luancek, shprehën urimet e tyre për ish-kryeministrin kosovar.

Edi Rama

Ramush mirësezbret sot edhe njëherë fitimtar në Prishtinën tone

Ilir Meta

“Ramush Haradinaj fitoi lirinë, për të cilën kanë sakrifikuar ai, familja e tij dhe vetë Kosova.

Gjithmonë kam besuar se drejtësia franceze do të vinte në vend një të drejtë të merituar për Ramushin dhe për Kosovën.

Dëshiroj të përshëndes këtë verdikt përfundimtar, ndonëse të vonuar, i cili i dha fund një procesi të pakuptimtë juridikisht dhe të padobishëm politikisht”

Sali Berisha

Deshton me turp tentativa kriminale serbe per te marre peng Ramush Harajdinajn!

Te dashur miq, deshton me turp tentativa armiqesore absurde e Serbise per te marre peng ish kryeministrin e Kosoves, komandantin hero te Luftes Clirimtare, kryetarin e AAK dhe deputetin Ramush Harajdinaj!

Gjykata e Kolmarit hodhi poshte si plotesisht te paverteta pretendimet e pales serbe duke i dhene nje godije nderkombetare te rende perpjekjes se tyre kriminale per te marre peng ish kryeministrin e Kosoves.

Me kete rast le ti dergojme urimet me te perzemerta zotit Haradinaj, per menyren dinjitoze me te cilen u perball ne France me akuzat politike te krimineleve te Beogradit dhe ti urojme suksese ne detyrat e tij! sb

Lulzim Basha

Ndava me kënaqësi lajmin se drejtësia franceze mori më në fund vendimin e duhur për Ramush Haradinajn, duke e lënë atë të lirë për t’u kthyer në atdhe. Vendimi i sotëm është drejtësia e plotë, pas shumë javësh qëndrimi në Francë.
Urdhërarrestet e Serbisë janë jo vetëm padrejtësi personale ndaj njerëzve si Ramushi që kanë sakrifikuar për lirinë e Kosovës, por njëkohësisht sulm ndaj vetë pavarësisë, ndaj Republikës së Kosovës dhe integritetit të saj politik.
Me vendimin e sotëm të drejtësisë franceze, Serbia duhet të ndërgjegjësohet një herë e mire, e të anullojë urdhërrarrestet e saj për luftëtarët e Kosovës.
Po kështu është detyrë kryesore e qeverisë shqiptare që të ushtrojë presion ndaj Serbisë dhe kerkesa ndaj vendeve të tjera, për të detyruar Beogradin të heqë dorë nga prakrika e turpshme, e padrejte dhe provokative e urdhër arresteve te tilla në mënyrë që padrejtësi si kjo me Ramushin të mos përsëriten më.

Hashim Thaçi

Vendimi i Gjykatës së Colmar, që z. Haradinaj të kthehet në Kosovë është lajm i mirë për familjen Haradinaj, për bashkëpunëtorët e tij dhe gjithë Kosovën.

Edhe një herë u vërtetua që shpifjet e shërbimeve serbe kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë të paqëndrueshme dhe nuk përfillen nga bota demokratike. HTH

Ulrike Lunacek

Mbajtja e Ramush Haradinajt sipas një urdhërarresti ndërkombëtar të vjetërsuar që nga viti 2004 nga Serbia, e cila është në dialog të moderuar me Kosovën në BE, ishte krejtësisht i papranueshëm.

Unë i bëj thirrje Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Zëvendëskryetares së Komisionit, Federica Mogherini, si dhe qeverive të 28 shteteve anëtare të BE-së dhe veçanërisht atyre të 23 njohësve, që të mos i marrin parasysh urdhërarrestet e Serbisë.

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: lirimiramush haradinajurime
Pas

Sekuestrohen 130 bimë dhe 770 fidanë kanabis në Krujë, procedim kryetarit të fshatit Verion (VIDEO)

Para

E rëndë në Fushë-Mamurras, 60-vjeçari vritet brenda banesës

Para
Masakroi 39-vjeçarin me mjete të forta në Devoll, në pranga autori i dyshuar (EMRI)

E rëndë në Fushë-Mamurras, 60-vjeçari vritet brenda banesës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vatikani zbardh bisedën e Papës me Putinin, ja çfarë i kërkoi Ati i Shenjtë presidentit rus

Arabia Saudite merr masa për të parandaluar vdekjet nga nxehtësia gjatë Haxhit 2025

Rusia sërish mesazh Vuçiçit: Serbia i kupton rreziqet e rënies së armëve të tyre në duart e Kievit

Treni përplas makinën në Gjermani, humb jetën shoferi

Çështja e detit, ministri Hasani flet për “Kathimerinin”: Të vendosur ta zgjidhim, pjesë e një dialogu dhe bashkëpunimi konstruktiv

Kremlini akuza Perëndimit për përfshirje në “sulme terroriste” ndaj civilëve në Rusi

ZYRTARE/ Xhuljo Tabaku rinovon kontratën me Vorën

Protesta në Sofje, kundër anëtarësimit në eurozonë

Konfirmohet rasti i parë i murtajës së ruminantëve të vegjël në Shqipëri

Milani mbush arkën, shet futbollistin më të mirë të sezonit, thyen edhe transferimin e Kaká

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.